AktualitetPolitikëTë fundit

Pas mbledhjes së grupit, Balla zbulon porosinë për deputetët: Zbrisni në terren dhe takoni qytetarët

Kreu u grupit Parlamentar në Partinë Socialiste Taulant Balla tha se gjatë mbledhjes së grupit të sotëm u është kërkuar deputetëve që të dalin në terren dhe të zhvillojnë takime me qytetarët.

“Lidhur me performancën e secilit prej deputeteve të Kuvendit qoftë në kuadër të punë parlamentare qoftë edhe për prezencën deputetëve në territor. Është një rol ndërlidhës me komunitetit dhe vendimmarrjes. U është kërkuar një prezence më e shtuar në territor dhe natyrshëm kryetari i partisë ka pasur një sërë kërkesash që i bëjnë mirë anëtarëve të PS-së.

Në 2023 do zhvillohen zgjedhjet vendore dhe PS synon të vazhdoj të drejtojë në çdo bashki të vendit, por fakti është që PS ka vetëm një aleat që janë njerëzit e thjeshtë të vendit dhe forcimi i kësaj aleance është jetik për në kjo seance lidhet me një lloj vlerësimi nominal për çdo deputet pastaj edhe me element të tjerë të respektimit ët vendimeve politike me votën në seancë plenare. Kemi diskutuar edhe për çështje të tjera që lidhen me mbështetjen në Kuvendin e Shqipërisë të një nisme të fuqishme që është amnistia fiskale apo edhe lidhë të tjera të rëndësishme.”, tha Balla.

 

Fraksion.com