Life StyleTë fundit

“Nëse nuk del Luizi”, Tea: Unë do të iki fare nga Shqipëria

Pas mbrëmjes së të shtunës, e gjithë shtëpia u shqetësua nga reagimi i publikut i cili vendosi të jepte një shans të dytë për të vazhduar përpara banorit më të spikatur, Luiz Ejllit. Madje disa prej tyre kanë deklaruar se nëse ai nuk largohet nga kjo shtëpi do të lagohen ata vetë. Ne kemi bërë një përmbledhje të të gjitha diskutimeve dhe deklaratave të forta të banorëve nga mbrëmja e së shtunës e deri më tani.

Olta: Duartrokitjet e publikut për Luizin më lënë pa fjalë, më shqetëson shumë.

Dea: Ai e bën publikun për budallenj, thotë ia hodha edhe ketë herë , gjëja më e mirë që mund të bëjmë është ta injorojmë atë.

Tea: Kjo nuk duhet toleruar në një televizion kombëtar, në emisionin më të ndjekur, e duartrokasin, nuk e toleroj më, do të iki nga Shqipëria nëse nuk merren masa për këtë, do të iki që këtu do largohem nga Shqipëria.

Kejvina: Do të pres të martën, nëse nuk del Luizi, do të dal unë, janë të gjithë të demoralizuar, Efi mezi pret të largohet.

Bjordi: Është si ata fëmijët e vegjël që e kanë llastuar, e lënë te bëjë cfarë të dojë se i bën te qeshin.

Ronaldo: Unë edi si funksionon televizioni, ajo që ai bën pëlqehet dhe ka shikueshmëri, prandaj e mbajnë akoma brenda.

Kristi: E vetmja zgjidhje që mund të bëjmë është ta injorojmë dhe të mos flasim me të.

Duket se banorët po “luajnë me çdo gur” që Luizi të largohet nga shtëpia. Gjithashtu në shtëpi ka mbërritur edhe një zarf i zi, ndaj mbetet të shohim të martën se çfarë mase është marrë, dhe nëse kjo masë është për Luizin apo për një banor tjetër.

 

Fraksion.com