AktualitetTë fundit

Mehaj telefonon Peleshin: Të gatshëm që të vijmë

Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj ka kontaktuar me ministrin e Mbrojtjes, Niko Peleshi pas tërmetit të mbrëmjes së djeshme me epiqendër afër Klosit.

Në një status në rrjetet sociale, Mehaj shprehur gatishmërinë për të ndihmuar me të gjitha kapacitetet nëse është e nevojshme.

“Nga autoriteti im zyrtar dhe përgjegjësia vëllazërore, i shpreha gatishmërinë e plotë dhe të menjëhershme për mbështetje në reagim me të gjitha kapacitetet tona specialistike operacionale të FSK-së. Përveç mirënjohjes vëllazërore, ministri Peleshi më gëzoi me informacionin se aktualisht gjendja është nën menaxhim dhe kontroll të strukturave të Mbrojtjes Civile të Republikës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Klosit”, thekson Mehaj.

Ai nënvizon se “së bashku me ministrin Peleshi do të jemi në komunikim intensiv, si gjithmonë, për monitorim të situatës në vazhdim. Në të mirë e në vështirësi jemi bashkë si gjithmonë“.

 

Farksion.com