AktualitetPolitikëTë fundit

“Kalorësi i Urdhrit të Flamuri”, Presidenti Begaj dekoron ambasadorin amerikan Walker: I pari që i ekspozoi botës masakrën e Reçakut nga Serbia

Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar ambasadorin amerikan William Walker me medaljen më të lartë ‘Kalorësi i Urdhrit të Flamurit’. Në një ceremoni të mbajtur në ambientet e Presidencës, Begal vlerësoi rolin e Ëalker në mbështetjen e shqiptarëve.

Begaj e dekoroi ambasadorin me motivacionin se ishte ndër të parët persona që ekspozoi në të gjithë botën masakrën e Reçakut nga Serbia. Presidenti u shpreh se falë angazhimit të Walker e gjithë bota u informua mbi krimet serbe në Kosovë.

“Të jemi mirënjohës për përkushtimin tuaj në mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe për mbështetjen e vazhdueshme të të drejtave të shqiptarëve, si dhe për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aleatin më të madh të shqiptarëve. Ju do të botoni një libër për Reçakun. Jam i sigurt se ky libër do të jetë një kontribut i rëndësishëm dhe i shtuar për arsyet dhe parimet që bota demokratike, SHBA dhe NATO vendosën të ndërhyjnë dhe i dhanë fund gjenocidit serb në Kosovë. Për të gjitha këto arsye, por jo vetëm, Ambasadorit William Walker kam nderin t’i jap në emër të shtetit shqiptar dhe në emër të të gjithë shqiptarëve një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”, tha Begaj.

 

Fraksion.com