Life StyleTë fundit

“O çapaçula”, Armaldo përballet me Luizin, banorët: Ça i duket vetja?

Etiketimi që Luizi i ka bërë disa herë banorëve në shtëpi, të cilët i ka quajtur “çapaçula” ndezi një debat të ashpër një ditë më parë mes tij dhe Armaldos.

“Unë jam këtu si Armaldo Kllogjeri dhe mua nuk më thua dot çapaçul”, theksoi banori.
Edhe banorët e tjerë, veçanërisht Kejvina e kritikuan Luizin se tregon mungesë respekti ndaj tyre dhe se po i ofendon vazhdimisht.
Në spektaklin e sotëm, Luizi përmend dy raste kur Armaldo, sipas tij, ka bërë humor dashakeqës ndaj tij. “Më tha merre këtë gotë dhe pasi unë u ktheva më tha është e Oltës, duke e ditur që unë me Oltën kam pasur debate. Pastaj mori një qese që ishte e Kiarës, e la në mes të shtëpisë dhe më tha merre ti tani. I thashë mos bëj këto shaka se s’do i përballosh shakatë e mia pastaj”.
Armaldo pranoi se humori i tij ishte tendencioz, por tha se nuk pranon sjelljen e Luizit:
“E pranoi që ishte humor tendencioz. I thashë merre gotën e Oltës dhe ai e mori. Por të ishte pak më i zgjuar do të thoshte shko çoje vetë.

Më tha mos bëj me humore të tilla se do ta pësosh. Unë në atë moment u tërhoqa. Unë e kuptova dhe nuk do ta bëja më. Disa ditë më parë i ka thënë çapaçul Ronaldos, dhe unë kam reaguar. Kur erdhi zarfi dje dhe duhet të shkonim në dhomën e rrëfimit, na u drejtua të gjithëve duke na thënë çapaçul. Unë nuk kam dëshirë të ma thotë. E di që njerëzit jashtë, duke njohur mentalitetin, mund ta përdorë dhe të thotë ja ky që Luizi e thërriste çapaçul. Është një fjalë për një person që nuk ka vlera. Unë jam këtu për të përfaqësuar veten time, emrin tim, me të mirat dhe të këqijat që kam. Unë nuk mund të marr shkopin këtu, por ka një limit. Nuk mund të ngrihemi dhe të bëjmë çfarë të na vijë në mend. Unë e falënderoj Luizin për fjalët që ka thënë për mua, por nuk mund të lejoj të kalojë në ofezë. Nuk mund të lejoj ta më të ofendojë”.

Luizi u shpreh se Armaldo bëri shakatë me të në momentin kur ai ishte në presion:
“Ai e pranoi që bëri humor tendencioz. Humor tendencioz ka brenda humor, fyerje, tallje. Ai i bëri dy herë, unë i thashë mendoje mirë se nuk do të më përballosh me humorin që do të më bësh. Po unë more i dashur, që kisha tërë atë presion se kjo ndodhi dje. Ti më gjen fiks në atë moment, kur unë po bëja gati valixhet, mua që më ke quajtur shok…”

Në debat ndërhyri Kejvina që kundërshtoi ashpër etiketimin që Luizi ka përdorur disa herë në shtëpi:
“Çfarë po të duket vetja. Ulu pak se ke ikur shumë lart. Ky viktimizohet. Në një moment flet me të qeshur, kur i prish qejfin e përdor atë fjalë”.

 

Fraksion.com