Ish-Ambasadori i SHBA në Beograd: Do të ishte mirë që liderët në Ballkan ta dëgjojnë Chollet’in me kujdes
Ish-ambasadori amerikan në Serbi, Cameron Munter ka folur për vizitën e këshilltarit të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet në Prishtinë dhe Beograd.
Munter i cili ishte ambasador në Serbi që nga viti 2007 deri më 2009 tha se do të ishte mirë që liderët ballkanikë ta dëgjojnë me kujdes Chollet’in.
“Do të ishte e mençur që liderët ballkanikë të dëgjonin me kujdes Derek Chollet dhe të mendonin për futjen e ndryshimeve të nevojshme për të arritur zgjidhje të qëndrueshme në rajon,” tha Munter.
Tutje ai tha se për faktin që Chollet u dërgua në Kosovë e Beograd, kjo do të thotë që ShBA’të janë vërtet serioz për të arritur paqen dhe stabilitetin në Ballkan.
“Fakti që Shtetet e Bashkuara dërguan një zyrtar të lartë të Departamentit të Shtetit, një këshilltar të afërt me Anthony Blinken dhe udhëheqjen e politikës së jashtme të administratës Biden – tregon se amerikanët janë vërtet seriozë në gjetjen e mënyrave për përparim kur bëhet fjalë për paqen. dhe stabiliteti në Ballkan”, ka përfunduar ai.
Fraksion.com