Adi Krasta zgjidhet zv.drejtor i Përgjithshëm i RTK-së
Gazetari i njohur Adi Krasta është emëruar zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës.
Mediat në Kosovë raportojnë se emërimi i Krastët në këtë pozitë është bërë me tetë vota pro dhe asnjë kundër.
Gjithashtu Bordi i RTK-së ka bërë një deklaratë ndërsa ka theksuar se Adi Krasta tashmë i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momentet më vendimtare të zhvillimit të tij.
“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm. Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet në njoftimin e Bordit të RTK’së.
Fraksion.com