Vdes vajza e Elvisit Presley, Lisa Marie Presley, 54-vjeç
Lisa Marie Presley, vajza e vetme e legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis Presley, ka vdekur në moshën 54-vjeçare.
“Me zemër të thyer më duhet të ndaj lajmin shkatërrues që vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley, nëna e saj.
Lisa Marie, këngëtare, u dërgua me urgjencë në spital më herët të enjten. Mediat amerikane thonë se ajo pësoi arrest kardiak.
Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes, por mediat amerikane thonë se ajo u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në Calabasas, Kaliforni.
Megjithë ndërhyrjen e shpejtë të mjekëve ajo nuk mundi të shpëtonte.
Pas lajmi të vdekjes së saj mesazhet ngushëlluese nga yjet e hollivudit mbushën rrjetin.
E lindur në vitin 1968, Lisa Marie vazhdoi të ndiqte gjurmët e babait të saj dhe filloi një karrierë në muzikë. Ajo publikoi tre albume, ku ai debutues në 2003 shiti qindra mijëra kopje dhe mori vlerësime përgjithësisht pozitive.
Lisa ishte gjithashtu e njohur edhe për martesat me disa të famshëm, si ajo me legjendën e popit Michael Jackson, aktorin Nicholas Cage dhe muzikantët Danny Keough dhe Michael Lockwood.
Presley u pa për herë të fundit në publik mbrëmjen e së martës në Golden Globes Awards në Beverly Hills.
Fraksion.com