AktualitetTë fundit

Sekuestrohet një anije me naftë kontrabandë në Portin e Durrësit, 50 mijë litra në hambarin e saj

Sekuestrohet një anije peshkimi me nafte kontrabandë në Portin e Durrësit.

Burime nga policia dhe dogana thonë se janë sekuestruar rreth 50 mijë litra nafte.

Anija e sekuestruar “Geni” është e katërta anije peshkimi që zbulohet me naftë kontrabandë në hambarin e saj.

Anijet e peshkimit, prej vitesh janë kthyer në protagoniste të kontrabandës së naftës në vend.

Ato e marrin me çmim shumë të ulët në vendet e Lindjes së Mesme, me pretendimin se po furnizohen për nevojat e veta dhe pastaj e shesin në treg me çmim shumë herë më të lartë.

 

Fraksion.com