AktualitetPolitikëTë fundit

“Ndikimi rus në Mal të Zi prezent me dekada”, Abazoviç: Mënyra më e mirë për ta luftuar influencën e Rusisë…

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç pohoi prezencën e ndikimit rus në Mal të Zi teksa theksoi se mënyra më e mirë për ta luftuar është rritja influencës europiane dhe amerikane.

Ai deklaroi se situata në Mal të Zi lidhur me influencën ruse është menaxhuar mirë.

“Është prezent me dekada dhe historikisht. Ka dhe gjëra shqetësuese por unë mendoj se e kemi menaxhuar shumë mirë situatën lidhur me ndikimin rus. Kemi shpallur non grata shumë prej diplomatëve rusë dhe do e menaxhojmë dhe në të ardhmen. Mënyra më e mirë për t’u luftuar influenca ruse është më shumë influencë europiane, influencë nga SHBA”, tha Abazoviç.

 

Fraksion.com