AktualitetPolitikëTë fundit

“Kritika e Etikës Globale” në Tiranë, Rama për Dritan Abazoviç: Fenomen! Ka krijuar një hapësirë pavarësisht përkatësisë etnike

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka mbërritur në Tiranë për promovimin e librit të tij “Kritika e Etikës Globale’ dhe pritet që të marrë titullin, ‘Doctor Honoris Causa’.

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në promovimin e librit të kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazoviç në Tiranë ka vlerësuar këtë të fundit si një mik të cilin e ka cilësuar si fenomen në politikën ballkanike. Sipas Ramës, Abazoviç është një fenomen dhe se ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend.

‘Do ishte mungesë sinqeriteti tu thoja se kam lexuar librin, se kam lexuar por ka qenë një surprizë shumë e bukur. Se dija se Dritani ishte kaq thellë në këtë fushë dhe kaq serioz në këtë reagim. Unë jam këtu për t’ju thënë dy fjalë të cilat nuk do të jenë dosmodoshmëritë për librin por për autorin dhe shpresojmë se do t’ju ndihmojmë të jene më të nxitur që të merrni she ta lexoni librin. Libri fillon me një copëz të shkëputur nga Fausti i Gëtes. Mishërimi i kësaj kredoje i kredos së veprimit. Më duhet ta them që unë jam shumë i privilegjuar dhe kështu do të ndihet çdo njëri. Është një privilegj të jesh mik me një person i cili është një fenomen në politikën ballkanike. Është një fenomen i veçantë dhe i pakrahasueshëm me askënd tjetër. Falë veprimit ka arritur të guxojë në diçka që unë nuk di dikë tjetër të ketë guxuar në krijimin e një lëvizje politike e cila është përtej etike. Ka krijuar një hapësirë ku pavarësisht përkatësisë etnike njerëzit bashkohen si qytetarët të të njëjtit vend. Dritani përputh përmes veprimit sensin e tij etik ndaj problemeve të shoqërisë dhe të ardhmes duke u ngritur me shumë guxim përmbi dasitë dhe duke ndërtuar një urë.’- tha Rama.

 

Fraksion.com