Kiara u kthye në shtëpi pas lëndimit dhe gjejeni pak si veproi Luizi?
Gjatë një loje me karrige ditën e djeshme, moderatorja Kiara Tito pësoi një lëndim për të cilin u desh ndërhyrja e ndihmës së shpejtë.
Ajo u shtri përtokë me një dhimbje muskulore, për të cilën më vonë mësoi nga mjekët se ishte hernie diskale. Kiara u nxorr nga shtëpia dhe u dërgua për mjekim, për t’u rikthyer disa orë më vonë.
I vetmi që i qëndroi pranë gjatë gjithë kohës kur u lëndua ishte Luizi, ndërsa disa nga konkurrentët e tjerë afroheshin e largoheshin për të marrë vesh ç’kishte ndodhur (një pjesë e madhe as nuk ia hodhi sytë).
Mirëpo, Luizi ishte ai që gjithashtu i qëndroi tepër pranë dhe i gatshëm ta ndihmonte pas rikthimit të saj në shtëpi. Ai i përgatiti ushqim, e ndihmoi me sendet personale, i bëri fresk, i këndoi që ta zinte gjumi dhe madje i qëndroi mbi kokë derisa e pa që ajo ishte në gjumë të thellë.
Mikela dhe Tea ishin gjithashtu dy vajzat që nuk iu ndanë Kiarës, duke ofruar mbështetjen e tyre. Në një moment gjatë natës, atyre iu bashkua edhe Diola, që u ofrua të ndihmojë edhe ajo.
Teksa Tea e pyeti Luizin pse ishte më i lumtur se zakonisht, ai u shpreh se thjesht ishte i lumtur që Kiara ishte kthyer në shtëpi dhe tashmë ishte në gjendje të mirë.
Fraksion.com