“Se kush është PD është e qartë”, Meta: Përjashtimi i 4 deputetëve të PD-së është një prej manovrave të Edi Ramës
Për Kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi parlamentar i PD është një prej manovrave të Edi Ramës për të hequr vëmendjen nga skandalet e tij. Madje, edhe me pak ironi, Meta tha se të katërt kanë reflektuar sepse kërkojnë që të vendosin Salianjin në krye të grupit parlamentar sepse
“Të gjitha përpjekjet për të shpërqendruar debatet nga çështje të rëndësishme, sidomos nga skandalet që dalin çdo ditë nga oborrët, oxhakët dhe dyshekët e rilindjes. Por 14 maji do të jetë dita e ndryshimit. Qëndrimi im se kush është Partia Demokratike është i qartë dhe është i marrë nga shqiptarët më 6 mars. Unë respektoj vullnetin e popullit.
Lidhur me këtë çështje për përjashtimin, këta 4 deputetët e përjashtuar që janë edhe shembullorë dhe korrekt, paskan bërë një super reflektim për ngjarjen e 8 janarit, kanë firmosur për të pranuar si kryetar grupi një njeri që më 8 janar ka qenë në anën tjetër, në të kundërtën e ‘Foltores’. Por unë them që çdo manovër e Edi Ramës është një përpjekje për të hequr vëmendjen nga skandalet e korrupsionit të tij”, tha Meta.
Fraksion.com