Life StyleTë fundit

“Mu duk vetja si Cristiano Ronaldo”, Luizi flet për mbështetjen që gjeti kur doli nga spitali (VIDEO)

Në një bisedë me Tea Trifonin Luizi ka treguar për turmën e njerëzve që u mblodhën para spitalit ku u dërgua të bënte analizat.

Ai tregoi edhe për fjalët që i kishin brohoritur mbështetësit e tij që të qëndrojë i fortë. Këngëtari nuk e kurseu as një batutë gjatë fjalës së tij duke thënë se u ndje si Cristiano Ronaldo për një moment.

“Kishin shkuar përpara tek “Shefqet Ndroqi”. Donin të futeshin brenda në spital. “O Luiz jemi me ty, vazhdo rri i fortë…” Unë ngela, u mpiva krejt. M’u duk vetja si Cristiano Ronaldo.”

Kujtojmë që të martën mbrëma teksa mbërriti në spital për të kryer analizat, Luizi u prit nga një grup fansash të cilët kanë kuptuar që ai po dilte nga shtëpia e Big Brother Vip pasi çdo gjë u bë në transmetim Live.

Ata dëgjoheshin teksa thërrisnin me zë të lartë:“Forca Luiz të duam”.

Produksioni i “Big Brother Vip” atë natë bëri diçka që shumë do e ëndërronin. Nxorri rezultatet e analizave të një sëmundje të rrallë për më pak se dy orë.

Luiz Ejlli pasi rrëfeu se vuante nga një sëmundje e rrallë, produksioni i “mëshirshëm” i dha mundësinë të kryente të gjitha ekzaminimet gjatë “prime-it”. Ai u kthye në shtëpi si “gënjeshtar” me banorët të cilët i dolën krejt kundër dhe produksioni i “BBV” si gjithmonë ia doli me të tijën.

 

Fraksion.com