Berisha konfirmon nisjen e procedurave për shkarkimin e Alibeajt
Kryetari i PD, Sali Berisha konfirmon mbledhjen e firmave të deputetëve për shkarkimin të Enkelejd Alibeajt, i cili njihet zyrtarisht nga Kuvendi si kryetar i grupit parlamentar.
Në daljen e tij të parë për vitin 2023, kryedemorkati tha se mbështet Ervin Salianji për kryetar grupi, nëse do të merrte edhe dakordësinë e deputetëve të PD.
Sali Berisha: Nuk kam një bilanc të them të saktë se ku janë. Zoti Salijani në funksion është nënkryetar grupi, kështu që unë do pranoj pa diskutim vullnetin e deputetëve të Partisë Demokratike. e ardhmja e grupit parlamentar, do të jetë një grup, i cili do të mbrojë interesat e qytetarëve
Për përjashtimin nga grupi parlamentar i katër deputetëve, Berisha tha se Alibeaj po zbaton urdhrin e kryeministrit Rama.
Sali Berisha: Zbatoi si mjeran një urdhër të Edi Ramës . I keqpërdorur në shkallën më ekstreme për arsye që i di vetëm ai. Zbatoi urdhrin e Edi Ramës duke shkelmuar edhe më shumë mbi dinjitetin e tij.
Lëvizjet për shkarkimin e Alibeajt si kreu i grupit parlamentar vjen në një kohë që nis dhe sesioni i ri i Kuvendit.
Fraksion.com