AktualitetTë fundit

Arrestimi i zyrtarit të financave, avokati mbrojtës: Prokuroria e Tiranës në shkelje flagrante të Kushtetutës

Avokati mbrojtës i Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Financave tashmë të arrestuar, Arlind Gjokutajt, Genci Gjokutaj hedh akuza se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë është në shkelje flagrante të Kushtetutës.

Ai shprehet se kërkesa e prokurorit të çështjes për të lënë në burg të akuzuarin është bërë pa u ballafaquar në asnjë moment me Gjokutajn.

Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutajt së bashku me një drejtor të këtij institucioni dhe një përmbarues privat janë arrestuar për shpërdorim detyre duke i shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 milionë eurosh.

Postimi i plotë i avokatit Genci Gjokutaj

Te nderuar qytetare!
Ne lidhje me njoftimin e Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane sa i perket kerkeses se saj per caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg” per shtetasin Arlind Gjokutaj me detyre Sekretar i Pergjithshem ne Ministrine e Financave, ne cilesine e mbrojtesve te tij ligjore bejme me dije si me poshte:
Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Tirane ne shkelje flagrante te dispozitave ligjore Kushtetuese dhe te Kodit te Procedures Penale qe kane te bejne me sigurine juridike, garantimin e nje procesi te rregullt ligjor dhe te drejtat e shtetasve per moscenimin e lirise personale pa nje garanci te tille ka kerkuar prane Gjykates se Rrethit Gjyqesor Tirane caktimin e mases se sigurimit “arrest ne burg”. Kjo kerkese e Prokurorit te çeshtjes eshte bere pa e pyetur dhe pa e ballafaquar qofte edhe nje here te vetme me shtetasin ne fjale me provat qe Prokuroria mendon se perbejne akuze.
Njoftimi i Prokurorise pas caktimit te mases se sigurimit “arrest ne burg” brenda dites eshte nje praktike e paprecedente, tejet shqetesuese per standartet elementare te nje shteti te se drejtes dhe behet per protagonizem jo per drejtesi nga nje prokurori e lodhur dhe me nje reputacion skandaloz per zvarritje ceshtjesh!
Kete e provon fakti se njoftimi i Prokurorise permban elemente penale te pavertete qe nuk i perkasin procedures administrative si objekt i ketij hetimi me qellim krijimin e nje opinioni te rreme dhe trysnimin e gjykates!
Çeshtja ne fjale eshte nje proces administrativ civil qe nuk ka te beje fare me dispozitat e Kodit Penal dhe nuk behet fjale per asnje lloj korrupsioni apo abuzimi me detyren nga nje individ i respektuar si nje zyrtar i pakompromentueshem i shtetit. Ajo ne vetvete perben ekzekutimin e nje titulli ekzekutiv pa asnje lloj perfitimi material apo çdo lloj favori tjeter.
Duke qene te vetedijshem mbi proceduren e rastit konkret e cila eshte ne perputhje te plote me ligjin i bejme thirrje Medias qe ne funksion te informimit objektiv te publikut te investigoje rastin konkret dhe te mos bjere pre e njoftimeve te paverteta dhe keqperdorimit te detyres nga Prokurori i çeshtjes! Ky rast eshte kembane alarmi jo per te korruptuarit po per kedo qe ushtron detyren me korrektese dhe prokurori ne fjale nuk meriton as diplomen, jo me funksionin qe i eshte besuar.
Duke qene te gatshem per te bere gjithshka per sqarimin ne menyre objektive te çeshtjes ne fjale Ju falenderojme!
Avokatet Genci Gjokutaj dhe Sokol Hazizaj.

Prokuroria e Tiranës zbuloi se Gjokutajt, Fatmir Hoxha, Drejtor i Shërbimeve mbështetëse dhe çështjeve ligjore dhe Alban Ruli përmbarues privat duke shpërdoruar detyrën kompensuan për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër një person I identifikuar si Ilir Thana I cili u arrestua në dhjetor të vitit 2022.

Godina sipas prokurorisë iu shit të arrestuarit Thana përmbi 1 milionë lekë nga drejtoria e shërbimit qeveritar në prill 1992 e së bashku me të edhe një truall. Por tre vjet më vonë, komisioni i kthimit e kompensimit të pronave ia ktheu ndërtesën ish-pronarëve,  një vendim i cili u mbështet edhe nga gjykata që urdhëroi kthimin e parave që blerësi kishte harxhuar në atë kohë,  të konvertuara me indeksin e rritjes së çmimeve.

 

Fraksion.com