AktualitetPolitikëTë fundit

“Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 deputetë”, Tabaku: S’më thirri njeri në mbledhje grupi apo se po mblidhen firma. Copëzimi s’e ndihmon PD-në

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka komentuar zhvillimet e fundit brenda kampit blu, ku Alibeaj përjashtoi nga grupi 4 demokratë.

Në një prononcim për mediat, Tabaku tha se nuk është thirrur nga askush në mbledhjen e grupit apo për të mbledhur firma. Mes të tjerash ajo tha se është e papranueshme sot që është opozita më pak e besueshme se qeveria.

“Më lejoni t’ju them se besoj se të gjitëh më keni ndjekur në diskutimet e mia. PD është duke kaluar një vendim të vështirë. Jam përpjekur për të pasur një këndvështrim të sigurt, që të kemi një PD të sigurt. S’më ka thirrur njeri në mbledhje grupi apo se po mblidhen firma. Unë kam vetëm një qëllim; ta bëjmë PD alternative forcë fituese. Është e papranueshme sot që është opozita më pak e besueshme se qeveria. Për këtë do punoj çdo ditë.

Do punoj çdo ditë që të kemi një qëllim kryesor. Është e papranueshme sot që opozita është më pak e besueshme sesa qeveria. Unë do të punoj çdo që kjo të ndodhë sa më shpejt. Asnjëherë se kam menduar që PD të shkojë në këtë rrugë. Ka një kryetar grupi që mirë apo keq po e bën punën e tij. Copëzimi i mëtejshëm nuk e ndihmon PD-në”, tha ajo.

Kujtojmë se Alibeaj përjashtoi Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tritan Shehun si dhe Agron Shehajn.

 

Fraksion.com