AktualitetBota+Të fundit

Udhëheqësi i Wagner pretendon se rusët kanë marrë kontrollin e “të gjithë territorit të Soledar”

Themeluesi dhe kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, thotë se grupi ka marrë kontrollin e “të gjithë territorit të Soledar”.

Ndërkohë zyrtarët ukrainas, përfshirë presidentin Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij të natës falënderuan ushtarët ukrainas “për guximin dhe qëndrueshmërinë e tyre në mbrojtjen e Soledar”.

Një ushtar ukrainas i tha CNN të martën se situata në dhe rreth qytetit ishte “kritike” dhe “e vështirë”.

Prigozhin tha në një koment të shkurtër në kanalin e tij Telegram se qendra e Soledar është “si një kazan, ku po zhvillohen luftime urbane”.

Ai shtoi se ishin vetëm njësitë Wagner që luftonin për kontrollin e qytetit, jo Forcat e Armatosura Ruse.

Kujtojmë se kapja e Soledar – një qytet minierash kripe në Ukrainën lindore – do të kishte vlerë ushtarake dhe tregtare për Rusinë. Trupat ukrainase kanë zmbrapsur një përpjekje të mëparshme ruse për të pushtuar qytetin, tha të hënën zëvendësministri i mbrojtjes i Zelensky./cnn

 

Fraksion.com