Pentagoni heq detyrimin e vaksinimit për ushtarakët
Pentagoni ka vendosur së fundmi të heqë detyrimin për vaksinimin e ushtarakëve kundër Covid, pas miratimit nga Kongresi të një rezolute po për të njëjtën çështje.
Lajmi u dha nga mediat amerikane, të cilat bënë me dije se prej nisjes së pandemisë rreth 8,000 njerëz në forcat e armatosura u shkarkuan për mospërmbushje të detyrimit për të vaksinuar.
Sekretari Lloyd Austin reagoi për këtë vendim duke thënë se ishte krenar për veprimet e ndërmarra nga institucioni që ai drejton kundër përhapjes së virus dhe theksoi se Pentagoni do të vazhdojë të inkurajojë vaksinimin e personelit.
Në qershor të vitit 2021, Pentagoni i kërkoi presidentit amerikan, Joe Biden për ta bërë të detyrueshëm vaksinimin kundër koronavirusit, për 1.3 milionë anëtarët e shërbimit ushtarak.
Fraksion.com