“Nuk e shoh dot me sy!” Luizi i “thyen” zemrën Kiarës
Kryefjala e kësaj jave në “Big Brother Vip Albania” ka qenë sëmundja e Luizit. Pas gjithë rrëmujës dhe pikpyetjeve që u ngritën, produksioni vendosi që mbrëmjen e djeshme ta dërgonte artistin në spital për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Vetëm disa orë më pas po gjatë “prime-t” mjekja e “Shefqet Ndroqit” u shpreh se në fakt Luizi nuk vuante nga asnjë tumor.
Në momentin që Ejlli u kthye në shtëpi, të gjithë banorët “i drejtuan gishtin”. Edhe Kiara, u zhgjenjye shumë nga ai madje në një moment kur po darkonte me banorët e tjerë ajo tekstualisht tha se Luizin nuk dëshiron ta shikojë më me sy.
“Nuk është historia ime por e shokut tim”, kështu tha Luizi prime-in e djeshëm për sëmundjen e tij.
Mirëpo banorët u shokuan dhe mbetën pa fjalë nga deklarata e tij.
Efi ishte një nga banoret që i doli në mbrojtje ndërsa të tjerët bënë një hap pas.
Më herët gjatë ditës së djeshme, artisti mori përqafimin që aq shumë e priste nga Kiara Tito, i cili i ka rikthyer menjëherë buzëqeshjen.
Ndonëse me hezitim se mos këngëtari bën ndonjë lojë, Kiara e përqafoi dashamirësisht Luizin. Mbase për të një gjest i vogël, por nga reagimi i Luizit u duk se i dhuroi botën.
Fraksion.com