Një test i ri i gjaku identifikon Alzheimerin
Një test gjaku që evidenton sëmundjen e Alzheimerit është zhvilluar nga një ekip studiuesish nga universiteti i Pitsburgut, ai suedez i Goteborgut si dhe universiteti italian të Brescias.
Gjetjet e tyre, të publikuara në revistën “Brain”, tregojnë se biomarkeri i ri, i bazuar në një antitrup që lidhet në mënyrë specifike me proteinën ”tau” të prodhuar në tru, tejkalon testet aktuale të përdorura për të zbuluar neurodegjenerimin e lidhur me Alzheimerin.
Aktualisht, diagnoza kërkon një skanim të trurit ose analizë të lëngut cerebrospinal, por “këto teste janë të shtrenjta dhe shumë pacientë nuk kanë akses në to”, deklaroi Thomas Karikari, asistent profesor i psikiatrisë në Universitetin e Pittsburgh.
Prandaj lind nevoja për të zhvilluar teste më pak invazive dhe më të lira.
Metodat aktuale të diagnostikimit me bazë gjaku tashmë mund të zbulojnë anomalitë e tau-së të pranishme në plazmë, por kanë vështirësi në zbulimin e shënuesve specifikë për trurin, domethënë që nuk preken nga proteinat tau të prodhuara nga qelizat jotrunore.
Testet treguan se nivelet e zbuluara të BD-tau përputheshin me nivelet tau të lëngut cerebrospinal dhe dallonin në mënyrë të besueshme Alzheimerin nga sëmundjet e tjera neurodegjenerative.
Ato gjithashtu lidheshin me ashpërsinë e pllakave amiloide dhe ngatërresat tau në indet e trurit, të konfirmuara nga autopsia.
Shkencëtarët shpresojnë se prezantimi i testeve të tilla mund të ndihmojë në identifikimin dhe regjistrimin e pacientëve në grupet e popullsisë të përjashtuar deri më tani nga kërkimet në provat klinike.
Fraksion.com