AktualitetPolitikëTë fundit

“Një bandë dhe një shtet i pakontrolluar, vidhen”, Ngjela: Nëse deri në shkurt nuk ka zhvillime nga SPAK, do kemi…

Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24 foli mes të tjerash për çështjet politike në vend, si ajo e vjedhjes në shtëpinë e ish zyrtares së lartë në Kryeministri Alda Klosi, për çështjen e Gërdecit dhe paraqitjen e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediut në SPAK ku edhe iu komunikua akuza për Gërdecin.

Ngjela u shpreh se rastin e vjedhjes në shtëpinë e ish-zyrtares së Kryeministrisë, Alda Klosi, duhet të hetohet nga SPAK dhe në rast se drejtësia nuk do të ketë zhvillime gjatë periudhës 25 janar-10 shkurt, ky do të jetë viti “breshkë”, që do të rrijë në zhguallin e saj.

“Çdo qeveri bën analizat e veta, se gënjejnë apo thonë të vërtetën duhet thënë nga pushteti. Një bandë dhe një shtet i pakontrolluar, vidhen. Si do ti kapim ata? Kemi nxjerrë SPAK. Se këto prokuroritë e tjera. Edhe për SPAK kanë thënë se ka shenja dobësimi, pra s’kemi gjë në vijë. Tani në dorë e ka kreu i ri. Nëse deri në datë 25 janar-10 shkurt, nuk kemi shenja, viti do të jetë breshkë, që nuk lëviz. Unë e kam eksperiencën e tillë. Nga data 25 janar deri më 10 shkurt, pres shenja. Po nuk pati shenja, breshka po rri në zhguallin e saj. Skam pse përmend emra, të marrin njerëz normal.

Gjithë Shqipëria e di që ka pasur korrupsion por s’ka pasur goditje penale. Kjo është pyetja, do ketë goditje penale. Po pati do të tjhotë se ka nisur procesi penal për korrupsionin e lartë me afatin që thashë. Nëse nuk do ketë në këto data, nuk do të ketë gjithë vitin. Kur fillon çështja penale është indicia. Nuk e patë që u thirr Mediu, s’dihet gjë pse u thirr dhe për çfarë u pyet. Kur merret si i pandehur, fillon cështja penale.

 

 

Nuk mund të mendoj, mbase nuk do jenë të aftë. Më e rënda do jetë bashkëpunimi. Dy janë arsyet, ose janë dakord ose në bashkëpunim. Ky është koncepti juridik.”

Ngjela ka folur dhe për gjendjen e PD, ku është shprehur se kjo ngjarje shënon fatkeqësinë  e dytë kombëtare pas diktatorit Enver Hoxha.

“Ata kishin një kusht, mësymjen në selinë e PD. Çfarë ka ndodhur? Gjykata nuk e ka pranuar partinë e Saliut. Njeh partinë e vjetër. Vendimi gjyqësor njohu vendimin e Bashës. Juridikisht ata nuk kanë parti. Se do hapin të ri apo në bashkëpunim më atë të Metës është puna e tyre..

Çfarë ndodhi? I përjashtoi se kanë mësyrë në partinë e tyre. Këto ndodhin vetëm në vende barbare. Është fatkeqësia e dytë kombëtare pas Enver Hoxhës.”

 

Fraksion.com