AktualitetPolitikëTë fundit

Ndihma juridike për qytetarët në nevojë, Manja: Do hapim zyra të reja edhe në vendet ku do mbyllen gjykatat

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është shprehur se qeveria do vijojë të mbështesë kategori të qytetarëve që nuk mund të asistojnë shërbime juridike në këmbim të parave. Manja u shpreh se edhe gjatë këtij viti ko ndihmë do jetë e pranishme por do hapen sportele të reja edhe në godinat e gjykatave të shkallës së parë që do mbyllen pas hartës së re gjyqësore në mënyrë që të asistohen falas.

“Shteti nëpërmjet ndihmës juridike falas ka menduar të mbështesë një kategori qytetarësh në nevojë. Është ndihma parësore dhe dytësore. Ne do hapim këto sportele edhe në godinat e gjykatave që do mbyllen për shkak të hartës së re gjyqësore, të asistohen nga zyrat tona falas.”- tha Manja.

 

Fraksion.com