AktualitetTë fundit

“O ba kjo është bluza ime”, Ervin Karamuço pranon se ishte viktimë e Rozeta Dobit: Më vodhi unazën e martesës dhe…

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka treguar në emisionin “Opinion” se ka qenë viktimë e Rozeta Dobit, pasi gruaja kishte punuar si pastruese edhe në banesën e tij.

Ai tha se ka qenë policia që e ka kontaktuar pasi ka konstatuar në tabulatet e Dobit numrin e tij, ndërsa Karamuço është shprehur se mes sendeve të vjedhura të Dobit ka gjetur edhe unazën e tij të martesës.

Karamuço tha se kishte konstatuar humbjen e unazës në shtator, kohë kur kishte lyer edhe shtëpinë.

“Unë e kam parë në shtator kur kam lyer shtëpinë. U zhduk unaza, ndërkohë që komisariati e kishte gjetur në banesën e saj. Kur vajta në komisariat e vura në gisht. Ishte një unazë martese e thjeshtë floriri”, tha Karamuço.

 

 

Ai shtoi, se gjithashtu djali i tij ka konstatuar nga ekrani, që Havier Dobi mbante veshur një bluzë gjithashtu të vjedhur në banesën e familjes Karamuço.

“Gjatë kohës që ka dalë djali i saj në ekran kemi vënë re që bluza që kishte veshur ishte e djalit tim. Më tha: O ba kjo është bluza ime”, tregoi Karamuço, që shtoi se familja e tij nuk dinte asgjë për ngjarjen.

“Kishim nevojë për një pastruese dhe vinte 3 herë në muaj me një pagesë prej 2 mijë lekësh. Kishte 20 familje që punonte. Gruaja ime e kishte marrë para disa ditësh dhe i kishte thënë kam një dhimbje koke”, tregoi Karamuço duke shtuar se Dobi kishte 20 vite që punonte dhe kishte hyrë në shumë shtëpi.

 

Fraksion.com