AktualitetLife StyleTë fundit

Është apo nuk është sëmurë? Luiz Ejlli ‘i dyzuar’ për vuajtjen nga tumori: Kjo gjë u bë e madhe! Banorët ‘kryqëzojnë’ këngëtarin

“Nuk jam sëmurë”. Ishte kjo fjalia që i çuditi të gjithë ndjekësit, por edhe të tjerët që nuk shmangin dot ‘rrëmujën’ e madhe të Big Brother Vip. E nëse ende nuk e keni kuptuar se për kë është fjala, bëhet fjalë për këngëtarin Luiz Ejllin i njohur ndryshe edhe si ish partneri i vajzës së Jozefina Topallit.

Pas deklaratave se vuan nga tumori, Luiz Ejlli ka dalë më pas në përfundimin se thjesht kishte dyshime për veten e tij pasi historia na qënkërsh për një mikun e tij.

Edhe pse ja rrëfeu vajzës që ai pëlqen brenda mureve të shtëpisë, duket se Luizit nuk i ka shkuar mirë taktika, pasi edhe vetë banorët janë po aq të dyzuar sa ai dhe nuk dijnë sesi të reagojnë.

Pjesë nga diskutimet:

“Unë e kam vuajtur vetë në shtëpi këtë gjë” tha Kejvina, e cila shpërtheu në lot.

“Nëse Luizi e ka bërë këtë nuk kam asnjë respekt”, u shpreh Kristi.

“Të bëjë teste psikologjie” tha një banore tjetër.

Ndërsa gjatë diskutimit me Arbanën, Luizi u shpreh se ai ka pasur disa simptoma të ngjashme me atë të shokut dhe ka pasur frikë.

Luizi: Kam filluar të kem  të njëjta simptoma të njëjta si shoku im dhe prandaj e tregova historinë kështu. Dhe ndaj bëra testet. Nuk e dija që do bëhej kaq e madhe.

Arbana: Si quhet shoku yt?

Luizi: Nuk e them dot në publik!

Arbana: Ti nuk vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Duhet të flasim qartë! Vuan apo jo nga një sëmundje e pashërueshme? Unë drejtoj një program që nga sot hap një llogari për ty dhe të dërgon që sot aty ku ti ke nevojë për kurim, por më thuaj nëse të duhet?

Luizi: Unë nuk kërkoj që të mëshirohem, e fillova me buzëqeshje këtë spektakël, nuk doja të thoja këtë gjë.

Arbana: Ti sapo the që nuk je i sëmurë?

Luizi: Unë nuk dua të dukem si viktimë!

Arbana: Ti bën këtë rrëfim në tv kombëtar, në vetë të parë! Unë të pyes se pse vendose ta bësh, më the që është historia e një shoku. Ajo që unë pastaj të them, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jesh ti, unë po të them hajde të sqarohemi për të gjithë ata që duam.

Luizi: Unë kam dashur ta flas këtë me Kiarën se kisha frikë se mudn të kisha të njëjtën gjë si shoku im.

Arbana: Po të pret një makinë tani nëse do të shkosh në spital të bësh cdo kontroll dhe të jesh i qetë dhe pastaj të kthehesh në lojë!

Luizi: Unë i kam bërë të gjitha analizat, po të kisha pas një gjë do dilte, unë ndihem mirë. Tani kjo gjëja po bëhet e madhe!

Arbana: Këtë e ke rrëfyer ti!

 

Fraksion.com