“Do të kisha marrë në qafë edhe ty”, Luizi befason me rrëfimin: Vuaj nga një sëmundje e rrallë. Hyra këtu se…
Luiz Ejlli është një nga banorët më “camarrokë” të BBV, dhe vazhdimisht bën batuta e ngacmohet me të tjerët, por këtë radhë, këngëtari bëri një rrëfim mjaft serioz e të papritur, pasi zbuloi për herë të parë aty se vuan nga një sëmundje e rrallë. Rrëfimin e bëri për Kiarën, të cilës i tregoi se si kishte mësuar për herë të parë rreth situatës së tij përpara tre muajsh. Luizi u shpreh se ka hemorragji nga goja, por brenda BBV është justifikuar duke thënë se ka një dhëmballë të prishur.
“Ke bërë mirë që ke thënë prit se dua kohë se do të kisha marrë në qafë edhe ty. Nuk e dija, shkova për kontroll dhe më thanë. Kam për të ikur në gusht në Bermago të shtrohem. Thonë që është sëmundje e rrallë, 11 klinika janë në botë për këtë. Njëra që jam interesuar ishte e zënë deri në gusht…“-tha ai. Nga ana tjetër, moderatorja mbeti e befasuar. “Nuk kam fjalë! Nëse do ishim bashkë, kurrë s’do të lija në baltë”, u përgjigj Kiara.
Pavarësisht pëlqimit të hapur të tij, ende mes të dyve nuk ka asgjë romantike teksa Kiara ka kërkuar më shumë kohë për të vendosur nëse do të ketë një lidhje mes tyre.
Biseda:
Luiz Ejlli: E kam në të gjithë trupin dhe më ka dalë tre muaj para se të vija këtu. Nuk e dija, por bëra një checkup dhe më doli. Kam për të ikur në gusht, kam për të ik në Bergamo. Më doli edhe parmbrëmë në jastëk, por ja futa kot, thashë kam një dhëmballë të prishur.
Kiara Tito: E ke treguar para se të vije
Luiz Ejlli: Nuk e kisha thënë para se të hyja këtu dhe prandaj u futa se më duhen ato. Është e kushtueshme.
Kiara Tito: Kurohet
Luiz Ejlli: Ata thonë është e rrallë dhe 11 klinika janë më botë që e bëjnë
Kiara Tito: Vërtetë
Luiz Ejlli: Deri në gusht ishte e zënë klinika, duhet të shkoj në gusht
Kiara Tito: S’kam fjalë, nuk kam fjalë them
Luiz Ejlli: Prandaj të thoja se nuk e ke idenë. Thoja me vete…ehe…çfarë hallësh kam unë, këta qeshin.
Fraksion.com