Vihet nën hetim ish-shefja e Kabinetit të Arben Ahmetaj. Iu gjetën dhe mijëra € në banesë
Nënë e bir, të cilët u arrestuan se vodhën 120 000 euro në një banesë para në “Rrugën e Kosovarëve”, tashmë policia i ka gjetur edhe një shumë tjetër parash. Konkretisht, i janë sekuestruar 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri,të cilat i kishin fshehur në tubin e aspirimit të banesës së tyre. Nuk dihet ende se ku i kanë gjetur paratë dhe aksesorët. Nënë e bir vodhën shtëpinë e shefes së kabinetit të ish zëvendës kryeministrit Arben Ahmetaj, e cila aktualisht është nën hetim për shumën e parave që kishte në banesë.
Nën hetim për vjedhjen e një shumë me vlerë me 120 mijë euro është edhe pronarja e banesës, Alda Klosi ishte me pozicion si Shefe e Kabinetit të ish zv kryeminisrit Arben Ahmetaj.
Ky rikontroll i policisë erdhi pasi Rozeta Dobi, e cila ishte punësuar për të pastruar banesën në rrugën e Kosovarëve, vodhi së bashku me djalin e saj, një shumë të madhe parash prej 120 mijë euro gjithsej, 58150 euro, 700 dollarë dhe 368 000 lekë të rinj. Të dy janë arrestuar dhe ditën e sotme i është gjetur një tjetër shumë e madhe parash, të cilat nuk dihet nga kanë ardhur.
Rozeta Dobi, 49-vjeçe ishte punësuar që t’u mirëmbante shtëpinë, por ajo në bashkëpunim me të birin, Havier Dobin, 23 vjeç, ka shpërdoruar besimin e dhënë nga pronarja e banesës dhe i ka vjedhur një shumë të konsiderueshme parash dhe sendesh me vlerë, që arrinin vlerën rreth 120 mijë euro. Bëhet fjalë për 58150 euro, 7000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri) të cilët janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Rozeta Dobi së bashku me të birin, Havier, pasi vodhën paratë në banesën në rrugën e Kosovarëve, një zonë e shtrenjtë në kryeqytet, kanë blerë edhe 2 makina Benz, të cilat 23-vjeçari i reklamonte në rrjetet sociale. Po ashtu policia ka sekuestruar edhe një makinë të tretë që përdorej nga i riu si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së këtij krimi.
Fraksion.com