Ukraina dhe sfidat e sigurisë e çojnë kryeministrin japonez në Evropë dhe në Amerikë
Kryeministri japonez Fumio Kishida u nis të hënën në një turne në Evropë dhe Amerikën Veriore ku në axhendë të bisedimeve do të jetë e përqendruar tek siguria pas rishikimit më të madh të politikës së mbrojtjes së vendit të tij në dekada.
Japonia mban presidencën e vitit 2023 të G7 dhe Kishida do të vizitojë anëtarët e bllokut Francën, Italinë, Britaninë dhe Kanadanë duke filluar nga e hëna.
Ndalesa e fundit e Kishidës janë Shtetet e Bashkuara e që është vizita e tij e parë në Uashington si kryeministër ku ai do të takohet me presidentin amerikan, Joe Biden të premten.
Bisedimet me Bidenin do të rikonfirmojnë bashkëpunimin SHBA-Japoni u tha Kishida gazetarëve.
Të dy udhëheqësit pritet të diskutojnë sfidat e sigurisë, duke përfshirë pushtimin rus të Ukrainës.
Ata gjithashtu pritet të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të përfshijë Tajvanin dhe denuklearizimin e Koresë së Veriut, raportoi gazeta japoneze Yomiuri Shimbun, duke cituar burime të paidentifikuara të qeverisë japoneze.
Kishida ka thënë se do të diskutojë politikën e përforcuar të mbrojtjes së kombit të tij me Biden.
Qeveria e Japonisë miratoi një rishikim të madh të politikës së mbrojtjes muajin e kaluar, duke përfshirë një rritje të konsiderueshme të shpenzimeve, pasi paralajmëroi se Kina paraqet “sfidën më të madhe strategjike ndonjëherë” për sigurinë e saj.
Ishte tronditja më e madhe e mbrojtjes e vendit në dekada, me qeverinë që u zotua të rrisë shpenzimet e sigurisë në dy për qind në vitin 2027 dhe të blejë pajisje të reja duke përfshirë raketa të avancuara.
Japonia do të presë samitin e G7 këtë vit.
Kishida tha se ai pret që aleatët nga blloku të riafirmojnë mbështetjen për Ukrainën dhe gjithashtu të shfaqin “solidaritet me pjesën tjetër të botës” për çështje të tilla si ndryshimi i klimës dhe krizat e ushqimit dhe energjisë.
“Shpresoj të kem bisedime të sinqerta, zemër më zemër me homologët e mi të G7 dhe të thelloj më tej marrëdhëniet personale të mirëbesimit”, tha Kishida.
“Do të jetë e rëndësishme të konfirmohet qëndrimi bazë i mbrojtjes së shtetit ligjor dhe rendit ndërkombëtar bazuar në rregulla”, tha ai./REL
Fraksion.com