Rikthehet në lëvizje anija që u bllokua në Kanalin e Suezit
Autoriteti i Kanalit të Suezit tha të hënën se një anije mallrash që transportonte misër u bllokua në rrugën ujore por më pas u bënë e mundur që të rikthehej në funksion dhe të rivendosej trafiku ujor.
Firma e shërbimeve të kanalit ‘Leth Agencies’ tha se anija, ‘MV Glory’, u bllokua pranë qytetit të Qantara dhe se tre rimorkiatorë të kanalit po punonin për të rikthyer anijen.
Zyrtarët nuk kishin detaje se çfarë e shkaktoi përplasjen e anijes në tokë. Një pjesë e Egjiptit, përfshirë provincat e tij veriore, përjetuan një valë të motit të keq të dielën.
“MV Glory” nuk është anija e parë që u bllokua në këto ujëra të rëndësishme. Anija “Ever Given”, një anije kolosale me kontejnerë, u bllokua në kanalin e Suezit në mars të vitit 2021, duke bllokuar rrugën ujore për gjashtë ditë.
“Ever Given” u lirua në një operacion gjigant shpëtimi nga një flotë rimorkiatorësh. Bllokimi krijoi një bllokim masiv trafiku që mbante 9 miliardë dollarë në ditë në tregtinë globale dhe tensionoi zinxhirët e furnizimit që edhe ashtu ishin të ngarkuar nga pandemia e koronavirusit.
Debakli Ever Given i shtyu autoritetet egjiptiane të fillonin zgjerimin dhe thellimin e pjesës jugore të rrugës ujore ku anija u përplas në tokë.
Qendra e Përbashkët Koordinuese e renditi anijen “Glory” si transportues të mbi 65,000 tonë metrikë misër nga Ukraina me destinacion Kinën.
I hapur në vitin 1869, Kanali i Suezit ofron një lidhje thelbësore për naftën dhe gazin natyror.
Në vitin 2015, qeveria e presidentit Abdel-Fattah el-Sissi përfundoi një zgjerim të madh të kanalit, duke e lejuar atë të akomodojë anijet më të mëdha në botë.
Fraksion.com