Ngjarjet në Brazil, Kancelari Olaf Scholz: Sulmi ndaj demokracisë nuk mund të tolerohet. Qëndrojmë pranë Presidentit Lula dhe brazilianëve!
Kancelari gjerman Olaf Scholz i është bashkuar zërave të liderëve botërorë që dënojnë sulmin ndaj qeverisë federale të Brazilit të dielën, duke e përshkruar atë si një “sulm ndaj demokracisë”.
“Imazhet e tmerrshme na arrijnë nga Brazili”, tha Scholz në një postim në Twitter të hënën. “Sulmet e dhunshme ndaj institucioneve demokratike janë një sulm ndaj demokracisë që nuk mund të tolerohet. Ne qëndrojmë pranë Presidentit Lula dhe brazilianëve!”
Liderë të tjerë botërorë që kanë dënuar trazirat në Brasilia përfshijnë Narendra Modi të Indisë, presidentin e SHBA Joe Biden dhe udhëheqësin francez Emmanuel Macron.
Fraksion.com