Kremlini ka “besim absolut” në deklaratat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes për Kramatorsk
Kremlini tha se ka “besim absolut” në informacionin e Ministrisë së Mbrojtjes ruse për kryerjen e një sulmi “hakmarrjeje” kundër Forcave të Armatosura të Ukrainës në Kramatorsk.
Konferencat ditore të ministrisë së mbrojtjes janë “burimi kryesor dhe i vetëm legjitim i informacionit rreth asaj që po ndodh gjatë operacionit të posaçëm ushtarak,” tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov gjatë një telefonate konferencë me gazetarët të hënën.
“Operacion special ushtarak” është termi i përdorur nga presidenti rus Vladimir Putin për t’iu referuar pushtimit të vendit në Ukrainë.
Kujtojmë se Zyrtarët ukrainas hodhën poshtë pretendimin e Moskës se një numër i madh ushtarësh të Kievit u vranë në një sulm rus javën e kaluar në Kramatorsk, në Ukrainën lindore.
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendoi më herët se 600 ushtarë ukrainas u vranë si rezultat i një operacioni “hakmarrjeje” për sulmin në një bujtinë në Makiivka.
Një ekip i CNN në terren nuk ka parë të dhëna për viktima masive në zonë.
Fraksion.com