AktualitetBota+Të fundit

Kharkiv goditet me raketa dhe granatime, thotë kreu i rajonit

Rajoni i Kharkiv-it të Ukrainës u shënjestrua me një sulm raketor dhe granatime të hënën, tha kreu i administratës shtetërore rajonale të Kharkiv në Telegram.

“Armiku granatoi vendbanimet e rretheve Chuhuiv dhe Kupyansk me artileri, tanke dhe mortaja,” tha Oleg Sinegubov për rajonin në lindje të Ukrainës.

“Në Kupyansk, si rezultat i goditjeve të armikut, ndërtesat e shërbimeve u dëmtuan, shpërtheu një zjarr. Në fshatin Vovchansky Khutory, rrethi Chuhuiv, një ndërtesë private banimi u shkatërrua për shkak të granatimeve,” shtoi ai.

Sinegubov tha se një sulm raketor nga sistemi i mbrojtjes ajrore S-300 goditi një treg lokal në fshatin Shevchenkove, rrethi Kupyansk.

“Sipas Qendrës Rajonale për Kujdesin Emergjent Mjekësor, si pasojë e sulmit me raketa në fshatin Shevçenkovë, 7 civilë janë lënduar, në mesin e tyre është edhe një vajzë 13-vjeçare”, tha ai.

Sinegubov shtoi se një grua 60-vjeçare kishte vdekur gjithashtu për shkak të sulmit me raketa dhe të gjitha viktimat e tjera u shtruan në spital.

 

Fraksion.com