AktualitetBota+Të fundit

Gratë dhe paratë

Nga Insa Wrede

 

Kur bëhet fjala për të investuar para në fonde apo aksione, gratë shpesh druhen dhe ua lënë këtë gjë burrave. Në rrjetet sociale ka mjaft influencues që japin rekomandime. Por a mund t’u besosh këshillave të tyre? 

Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë paguhen mesatarisht më pak se burrat dhe gratë janë më të rrezikuara nga varfëria. Shkurt: gratë janë ende në disfavor.

Çudia është megjithatë, se edhe në ato fusha ku gratë mund të reagojnë të pavarura, nuk e bëjnë këtë. Për shembull kur bëhet fjalë për të investuar paratë e tyre në fonde apo aksione. Një arsye për këtë duket se ka të bëjë me faktin se shumë gra mendojnë se kanë pak njohuri për sistemin e financave. Një studim i Institutit për Studime Ekonomike, ZEW, ka nxjerrë në pah se kjo gjë ka të bëjë më shumë me mungesën e vetëbesimit se sa me mungesën faktike të dijeve. Por edhe pse tek gratë ekziston mungesa e njohurive financiare, (ashtu siç ekziston edhe tek burrat), një e treta e grave të pyetura i vlerësojnë njohuritë e tyre financiare më pak se janë ato faktikisht.

Bashkëshorti vendos shpesh për kapitalin

Shumë gra ua japin vullnetarisht të drejtën për të marrë vendime për pasurinë e tyre, burrave. Shumica e grave në botë, rreth dy të tretat e tyre, ua lënë bashkëshortëve marrjen e vendimeve financiare afatgjata. Këtë e ka nxjerrë në pah një studim i UBS Wealth Management, i vitit 2019.

Gratë investojnë në përgjithësi më pak se burrat në aksione apo letra të tjera me vlerëGratë investojnë në përgjithësi më pak se burrat në aksione apo letra të tjera me vlerë

Kështu gratë investojnë në përgjithësi më pak se burrat. 27 përqind e burrave kanë aksione, fonde aksionesh ose letra të tjera me vlerë, ndërkohë që tek gratë kjo shifër është 18 përqind. Këtë ka treguar një studim i sigurimeve AXA. Në vitin 2021 investuar paratë e tyre në aksione ose ETF, pra fonde indeksi, 12 milionë gjermanë, njofton Instituti Gjerman i Aksioneve. Prej tyre tetë milionë ishin burra dhe katër milionë gra. Kjo tendencë është rritur edhe më shumë kohët e fundit. Pjesa e aksionerëve burra është rritur 5 përqind që nga viti 2011, kurse pjesa e grave për këtë periudhë është rritur vetëm 3 përqind.

Gratë nuk e kanë të lehtë në këtë fushë. 80 përqind e këshilltarëve janë burra, thotë Alexandra Niessen-Ruenzi. “Gratë këshillohen më keq se burrat, thonë studimet tona,” tregon Niessen Ruenzi, e cila merret me studimin për raportin e grave me financat në Universitetin e Manhajmit. Edhe Sparkassen Innovation Hub shkruan se 90 përqind e produkteve dhe shërbimeve digjitale janë krijuar nga burrat, dhe nevojat e veçanta të grave nuk merren parasysh sa duhet.

Shpesh për kapitalin vendos bashkëshorti Shpesh për kapitalin vendos bashkëshorti

Përveç kësaj, sjellja e grave lidhur me çështjet financare është e lidhur me socializimin e tyre, mendon Niessen-Ruenzi. “Disa vjet më parë ne bëmë një sondazh mes studentëve dhe arritëm në përfundimin se temat financiare diskutohen më shpesh midis baballarëve dhe djemve.” Gratë që prej vegjëlisë janë marrë rrallë me këtë temë, kështu që nuk është çudi që gratë janë të pasigurta dhe kanë mbase një lloj ngurimi të brendshëm, për t’u marrë me investime në tregun e kapitaleve.

Gratë grup i synuar shumë premtues

Por gratë përbëjnë një treg të madh potencial, “Female Economy është një treg më i madh zhvillimi se Kina dhe India së bashku,” thotë banka gjermane e kursimeve, Sparkassen. 31 përqind e kapitalit në Europën Perëndimore mbahet nga gratë. “Industria e financave është në hapat e parë të shpalosjes së këtij potenciali, si sa i përket numrit të klienteve në përgjithësi ashtu edhe sa i përket shërbimit, që ofrohet për klientet.”

Gratë përbëjnë një treg të madh potencial për tregjet financiareGratë përbëjnë një treg të madh potencial për tregjet financiare

Por kohërat duket se po ndryshojnë. Bankat janë duke u bërë më të ndjeshme për temën e grave. Dhe prej disa vitesh ekzistojnë të ashtuquajturat “influencuese” – influencuese në sektorin e financave: Blogera dhe start-ups financiarë, që ndihmojnë gratë në investimin e parave dhe ndërmjetësojnë njohuri financiare “nga gruaja tek gruaja”. Sidoqoftë kjo gjë ka shpesh çmimin e vet.

Një nga to është për shembull Natascha Wegelin që ka faqen e internetit, Madame Moneypenny. “Sinqerisht, unë e di mirë se si ndiheni,” thotë Wegelin në një video. “Disa vjet më parë edhe unë nuk ia kisha idenë, nuk dija ku ta filloja dhe humba 18 mijë euro, për shkak të një këshillimi financiar të keq,” tregon ajo. Por tani ajo ofron mentorim për të tjerë, por kjo kushton një shumë katër shifrore. Të dhëna sa është tamam shuma nuk jepen. Përveç kësaj gratë duhet të “aplikojnë”. Në faqen e internetit thuhet se jo të gjitha gratë janë të përshtatshme për këtë gjë.

Në faqen e internetit Finmarie ofrohen informacione falas dhe me pagesë për gratë lidhur me financat. Start-upi Financery kërkon pak angazhim personal. Klientet duhet të shkarkojnë App-in dhe t’i kthejnë përgjigje disa pyetjeve. “Ne krijojmë portofolin ETF për ju, bëjmë vëzhgimet dhe përshtatjet e nevojshme, për ju. Ju nuk keni nevojë të bëni shumë gjëra,” thotë premtimi nga Financery. Dhe kjo bëhet me një pagesë shërbimi prej një përqind në vit të kapitalit të investuar.

Bëhet edhe pa këshilltare financiare

Mbrojtësit e konsumatorit paralajmërojnë për rreziqet e masazheve të kënaqshme të vetëbesimit që bëhen nga këshillimet online. “Shpesh Coachings janë të shtrenjta, çmimet dhe shërbimi që ofrohet nuk janë transparente. Gratë japin për kurset më shumë para se sa japin në një këshillim me honorar, megjithëse nuk këshillohen individualisht,” kritikon Qendra për mbrojtjen e konsumatorit në Hamburg. Kjo qendër këshillon gratë që të përvetësojnë vetë bazën kryesore. Qendra e konsumatorit ofron mjaft informacione për këtë gjë.

Bankat ofrojnë këshillime financiare të specializuara për gratëBankat ofrojnë këshillime financiare të specializuara për gratë

Unë këshilloj që të bëhet kujdes kur bëhet fjalë për blerje konkrete,” thotë Annabel Oelmann nga Qendra e konsumatorit në Bremen. “Edhe nëse dikush bën premtime për fitime të shpejta dhe të pakomplikuara, unë do të distancohesha gjithnjë”. Kush kërkon të marrë këshilla, duhet të shohë kualifikimin e këshilltares, thotë Oelmann. “Kush është personi në fjalë, sa kohë ka që merret me financat dhe me se i fiton paratë e veta?” Sidoqoftë, kushdo që ka një profil në mediat sociale mund t’i transmetojnë në publik këshilla të këtij lloji, shpesh pa u filtruar fare, pavarësisht sa di vërtet dhe sa serioz është.

Ndërkohë edhe bankat kanë filluar të merren me këtë punë dhe joshin gratë me këshillime të specializuara për grate, në çdo fazë jete. Kështu për shembull Comdirect Bank ofron me slloganin Heroinat Financiare, informacione dhe shërbime për gratë për çdo çështje parash.

Gratë e investojnë kapitalin më mirë se burrat

Banka BW ka krijuar një rrjet grash me seminare dhe aktivitete. Banka Hypovereinsbank organizon po ashtu aktivitete online për gratë. Por gratë duhet ta kenë të qartë se edhe bankat duan të fitojnë para, prandaj këshillojnë më shumë për produktet e veta, thotë Niessen-Ruenzi nga Universtiteti i Manhajmit.

Pyetja kryesore është a kanë gratë vërtet nevojë për këshillime ekstra? Sepse sa i përket temës së grave dhe financave shumë studime tregojnë se gratë e investojnë kapitalin më mirë se burrat. Ato patën në vitin 2019, fitim mesatar prej 24 përqind. Burrat vetëm 23 përqind, thotë banka ING Bank./DW

 

Fraksion.com