AktualitetNATO/BETë fundit

“Ata thonë se kërkojnë diçka që ne nuk ua japim dot”

Suedia nuk është në gjendje të përmbushë të gjitha kërkesat e paraqitura nga Turqia për anëtarësimin në NATO dhe nuk ka ndërmend ta bëjë këtë, tha kryeministri suedez Ulf Kristersson në një konferencë të ekspertëve të mbrojtjes.

“Turqia ka konfirmuar se ne kemi bërë atë që kemi premtuar të bëjmë”, tha Kristersson në konferencën ”Folk och Farsvar” në Salen, në Suedinë Perëndimore.

“Por, ata gjithashtu thonë se kanë kërkesa që nuk i kemi përmbushur dhe që nuk kemi ndërmend. Dhe tani vendimi i takon Turqisë”, tha ai.

Kristersson mbetet i bindur se Turqia do të pranojë pranimin e Suedisë.

“Ne thjesht nuk e dimë se kur”, tha ai.

Suedia dhe fqinja e saj lindore, Finlanda bënë kërkesë për t’u bashkuar me aleancën perëndimore në maj në përgjigje të pushtimit rus të Ukrainës në shkurt.

Kërkohet miratimi i Turqisë si anëtare e NATO-s, por ajo ka paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë ekstradimin e shtetasve turq që i sheh si terroristë.

”Si një anëtare e aleancës perëndimore të mbrojtjes, Suedia është e gatshme, ndër të tjera, të marrë pjesë në sistemin e përbashkët të mbrojtjes raketore të NATO-s dhe në patrullimet ajrore mbi shtetet baltike, Detin e Zi dhe Islandë”, tha Kristersson në fjalimin e tij.

 

Fraksion.com