Sekretari i Përgjithshëm: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO do të na bëjë të gjithëve më të sigurt
Në një fjalim në Konferencën e Sigurisë Folk och Försvar në Sälen, Suedi, të dielën (8 janar 2023), Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg nënvizoi se në një botë më të rrezikshme, “është edhe më e rëndësishme që Suedia dhe Finlanda të bëhen anëtarë të NATO-s”.
Stoltenberg bëri thirrje gjithashtu për rritje të mbështetjes për Ukrainën dhe paralajmëroi se nënvlerësimi i Rusisë mund të ketë “pasoja të mëdha për sigurinë në rajonin nordik”. Ai shtoi se ka besim se “ne së shpejti do të jemi në gjendje të mirëpresim ngrohtësisht” Suedinë dhe Finlandën në Aleancë.
Në margjinat e konferencës, Sekretari i Përgjithshëm u takua me kryeministrin suedez Ulf Kristersson, ministrat e Jashtëm dhe të Mbrojtjes, si dhe me kryetaren e opozitës Magdalena Andersson.
Fraksion.com