Horoskopi javor 9 – 15 janar 2023
Ky është horoskopi javor nga data 9 deri në 15 janar 2023. Parashikim i yjeve se si dotë ecë për ju puna shëndeti dhe dashuria për secilën shenjë.
Dashi
Falë mbështetjes së madhe të Neptunit kjo do jetë java e përqendrimit. Nëse keni një lidhje do jeni më të fokusuar tek dëshirat e njëri-tjetrit dhe do mundoheni me aq sa të mundeni të plotësoni çdo dëshirë. Nëse jeni beqarë do shkoni në çdo festë që do ju propozohet dhe do njihni persona të mrekullueshëm. Kini parasysh që të duhurit do shfaqen në fundjavë. Në planin financiar fillimi i javës nuk do jetë aspak i keq, por që nga e mërkura problemet do jenë të vazhdueshme. Nuk do dini si t’i menaxhoni paratë që do keni në duar dhe nga ana tjetër nuk do kurseni aspak. Për fat të mirë shëndeti nuk do preket nga ndikimi negativ i yjeve dhe gjendja do mbetet e qëndrueshme. Në punë do jeni gati të bëni çdo lloj gjëje vetëm për t’ia dalë mbanë
Demi
Këtë javë, Marsi do ju bëjë më dyshues dhe nuk do e lini veten plotësisht të lirë. Nëse keni një lidhje dëgjojeni partnerin dhe besojini më tepër nëse doni që marrëdhënia mes jush të përmirësohet. Nëse jeni beqarë do jeni më të përgjegjshëm dhe nuk do e lini veten të josheni nga kushdo. Në planin financiar situata nuk do jetë e mirë, kështu që nëse nuk doni të vuani pranojeni ndihmën e të afërmve. Për shëndet më të mirë se më parë merruni pak më tepër me aktivitet sportiv. Do e shihni shpejt ndryshimin që do keni. Në punë gjithçka do ecë mirë. Tashmë nuk do keni më frikë të përballeni edhe me kolegët më intrigantë apo me ata që kanë dashur t’iu rrënojnë.
Binjakët
Këtë jave do jeni të gatshëm të lëvizni edhe malet që gjërat t’iu ecin sa më mirë. Do i arrini të gjitha objektivat. Fale mbështetjes se Venusit marrëdhënia juaj në çift do jetë e ngrohtë dhe e bukur. Do kaloni edhe momente plot pasion dhe sensualitet. Ju beqarët do kaloni një javë shumë të mirë. Do keni mundësi për të takuar persona interesantë dhe mund të mendoni edhe për gjëra serioze. Për sa i përket planit financiar do jetë një javë e vështirë prandaj duhet të tregoheni të matur me shpenzimet. Nëse tregoheni më të kujdesshëm me shëndetin nuk do keni probleme. Vetëm nëse keni organizëm të dobët mund te sëmureni pak me grip apo të keni ndonjë alergji. Në punë duhet të jeni më vigjilentë dhe të kujdesshëm.
Gaforrja
Gjatë kësaj jave do i merrni gjërat si t’iu vijnë dhe do e lini zemrën t’iu drejtojë. Nëse keni një do arrini pak nga pak të zgjidhni të gjitha çështjet që ju kanë munduar dhe do afroheni edhe më shumë me partnerin. Nëse jeni beqarë bëni pak durim deri në fundjavë sepse atëherë do jetë momenti më i mirë për takime entuziazmuese. Në planin financiar gjendja nuk ka për të qenë shumë e mirë. Mos i lini për nesër zgjidhjen e tyre sepse situata mund të ndërlikohet edhe më tepër. Për fat të mirë shëndeti do jetë i shkëlqyer dhe pa asnjë lloj problemi. Do jeni në formë të shkëlqyer. Në punë do i bëni te gjitha përpjekjet e mundshme për të arritur atje ku e keni planifikuar. Çdo gjë do jetë më e thjeshtë nga sa e kishit menduar.
Luani
Këtë javë duhet të reflektioni më gjatë, të vendosni prioritete dhe të mos nxitoheni. Gjatë fundjavës mund të ndiheni edhe pasa të turbullt në mendime. Nëse jeni në një lidhje dhe kohët e fundit ajo ka lënë për të dëshiruar duhet të flisni me partnerin dhe të mundoheni t’i zgjidhni problemet. Mos prisni një ndryshim të menjëhershëm sepse gjërat bëhen dalëngadalë. Ju beqarët do mundoheni të fitoni më shume lek në mënyrë që të krijoni një lidhje serioze apo të martoheni. Ky është prioriteti juaj këtë periudhë. Të gjithë duhet të bëni të pamundurën për të mos prishur shume lek dhe të bëni pak ekonomi. Kujdesuni pak me shumë edhe për shëndetin, sidomos për lëkurën. Në punë duhet ta studioni me kujdes terrenin para se të merrni një vendim me rëndësi.
Virgjëresha
Venusi do ju nxitë t’i shprehni dhe t’i mbroni idetë tuaja gjatë kësaj jave. Do ndiheni edhe më të bindur për hapat që do hidhni dhe më të motivuar në çdo fushë. Për ju të dashuruarit do nevojitet vetëm një shtyse e vogël që marrëdhënia me personin e zemrës të shkojë për mrekulli. Duhet të tregoheni pak me inteligjente dhe do e kuptoheni se çfarë ju mungon. Ju beqarët do keni shumë nevojë për t’u dashuruar. Përgatituni për një takim të rëndësishëm i cili mund t’ju ndryshojë edhe jetën. Financat do jenë të qëndrueshme, por nuk pritet ndonjë përmirësim i madh. Shëndeti do jetë shumë i mirë. Mundohuni të lini duhanin dhe të pakësoni konsumimin e alkoolit. Projektet profesionale do fillojnë të marrin formë. Do jeni të aftë të kaloni çdo pengesë që do ju dalë para.
Peshorja
Një etapë shumë më e bukur do fillojë gjatë kësaj jave për të gjithë ju. Nëse jeni në një lidhje do keni vetëm dite të lumtura. Venusi dhe Marsi do ju ndihmojnë ta intensifikoni edhe më shumë lidhjen dhe kënaqësitë do jenë akoma më të forta. Ju beqarët duhet të njiheni mirë me disa persona e më pas të vendosni cilin do zgjidhni për te filluar një lidhje. Mos u nxitoni. Në planin financiar duhet maturi e sa më shume maturi. Reflektoni disa herë para se të hidhni çdo lloj hapi. Shëndeti në disa momente do jetë disi delikat, për shkak të lodhjes në punë. Jeta profesionale nuk do jetë as e shkëlqyer, as e keqe. Disa pengesa që ju kishin dalë do dini si t’i kaloni.
Akrepi
Intuita dhe përkujdesi nuk do ju lërë të gaboni gjatë kësaj jave. Jeta juaj në çift do përmirësohet dita ditës dhe pas të mërkurës mund të ketë edhe surpriza të jashtëzakonshme. Dialogu dhe toleranca do jenë pikat tuaja më të forta. Ju beqarët nuk do ndiheni gati të sakrifikoni lirinë tuaj për të filluar një lidhje të qëndrueshme. Do bëni disa gabime të pafalshme. Buxheti do vazhdojë të mbetet i mirë dhe do arrini të kryeni të gjitha shpenzimet që keni menduar. Për shëndet më të mirë ka ardhur momenti të kujdeseni për ushqimin dhe të shmangni dietat ekstreme. Po nuk i zbatuat këto rregulla shumë shpejt do keni shqetësime. Në punë do ju dalin pengesa të shumta dhe në disa momente nuk do dini çfarë të bëni.
Shigjetari
Këtë javë do keni më shumë besim tek vetja dhe do jeni mjaft të sigurt për hapat që do hidhni. Nëse keni një lidhje, duhet patjetër të bëni ndryshime sepse kështu si është situata mund të mërziteni pamasë. Flisni hapur me atë që keni në krah dhe shprehini dëshirat një e nga një. Ju beqarët do keni një javë të mbushur me njohje të reja dhe emocione. Më në fund do e ndryshoni edhe perceptimin që keni pasur për dashurinë. Në planin financiar duhet ta shtrëngoni fort rripin sepse po filluan problemet keni për të pasur vështirësi akoma më të mëdha. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Shpesh mund të keni shqetësime dhe probleme që as nuk i kishit imagjinuar ndonjëherë. Për punën ka për të qenë një periudhe e favorshme. Do bëni disa zgjedhje me rëndësi të madhe të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë të ardhmen.
Bricjapi
Planetët do ju nxitin të merrni vendime të rëndësishme gjatë kësaj jave. Do i jepni prioritet absolut jetës tuaj në çift dhe do bëni përpjekjet e duhura për ta konsoliduar situatën. Marrëdhënia me partnerin do jetë fantastike pas të martës dhe të gjithë do ju kenë zili. Ju beqarët do kënaqeni pafund pasi do arrini ta bëni për vete një person që ju bënte rezistence prej kohesh. Në planin financiar gjërat do ecin shumë herë më mirë se ditët e fundit. Do arrini të hiqni edhe disa para mënjanë. Për shëndetin duhet të përkujdeseni akoma më shumë. Mbrohuni nga korrent sepse mund te rrezikoni shume. Në punë nuk do preferoni të bëni shumë ndryshime, por në fakt do jeni të detyruar dhe keni për të përfituar nga të mirat që këto ndryshime do sjellin.
Ujori
Planetët do ju ndihmojnë ta mbroni veten dhe jetën tuaj nga çdo gjë këtë javë. Do jeni më të qarte në mendime ju të dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin ka për të marre kthesën e duhur. Do ndani çdo ndjenjë e mendim më atë që keni në krah dhe kjo do ju afrojë akoma më tepër. Ju beqarët edhe sikur të doni nuk do i shmangin dot dashuritë me shikim të parë. Me shpenzimet mos u tregoni të pamatur sepse do ju dalin probleme shumë serioze. Shëndeti do jetë përgjithësisht i qëndrueshëm. Do jeni në gjendje të mirë fizike dhe morale. Mos harroni të konsumoni fruta dhe të bëni kujdes me yndyrën e tepruar. Në punë do jetë javë e favorshme për te nisur projekte me rëndësi. Disa kolege do iu ndihmojnë të arrini më shpejt objektivat.
Peshqit
Përgatituni për një javë të mbushur me emocione të forta. Pasioni do rikthehet fuqishëm në jetën tuaj sentimentale dhe emocionet kanë për të qenë më të forta se kurrë ndonjëherë me parë. Çdo ditë do jetë plot ngjyra të veçanta. Ju beqarët do abuzoni me joshjen, por nuk është e sigurt që do e gjejnë personin e duhur. Sakrifica ekstreme nuk duhet të bëhen për asnjë arsye. Buxheti nuk do jetë i keq, kështu që nëse shpenzoni me kursim dhe maturi gjendja mundet edhe të përmirësohet pak nga pak. Shëndetin duhet ta keni më tepër nën kujdes. Shmangni alkoolin, acidet, të kripurat dhe pikantet. Në punë do jeni profesioniste dhe do arrini akoma me lart nga sa e kishit programuar.
Fraksion.com