Vritet ushtari në kazermën ushtarake në Austri, plagoset oficeri i lartë
Një ushtar është vrarë dhe një tjetër është plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në një kazermë në një bazë ajrore në qytetin austriak të Viner Neustad, tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes
“Në kazermat e aeroportit në Wr. Neustadt, ushtari i gardës u vra dhe një ushtar tjetër u plagos në një shkëmbim zjarri pak para orës 07:00 të ditës së sotme”, shkroi në Twitter zëdhënësi i ministrisë, Michael Bauer.
Agjencia austriake e lajmeve APA raportoi se ushtari që kishte turnin e rojës kishte hapur zjarr gjatë një debati me kolegun e tij dhe se më pas u qëllua nga oficeri i lartë ushtarak.
Fraksion.com