I plasi goma e kamionit teksa po e frynte, ndërron jetë një person në Lezhë
Një incident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur mëngjesin e kësaj te premteje në Lezhë.
Mësohet se një person ende i pa identifikuar, teksa po e frynte në rrugë gomën e kamionit ka plasur duke i marrë keshtu jeën.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.
Policia në vendin e ngjarjes nis hetimet në lidhje me rastin.
Farksion.com