Life Style

11 fakte befasuese mbi personalitetin e njeriut

Njerëzit mund ta “nuhasin” personalitetin tuaj, njerëzit që ndihmojnë më shumë të tjerët janë një jetë seksuale më aktive. Studimi psikologjik i personalitetit të njeriut, zbulon modele mbi mënyrën se si sillemi dhe ndërveprojmë me njerëzit e tjerë, apo si e përjetojmë botën. Shumë nga faktet që vijnë nga psikologjia e personalitetit janë befasuese.

  1. Njerëzit mund ta“nuhasin”personalitetin tuaj

Njerëzit mund ta marrin me mend se çfarë personaliteti keni, thjesht duke “nuhatur” bluzën tuaj. Një studim tregoi se njerëzit ishin po aq të saktë në hamendësimin e personalitetit  të dikujt kur nuhasnin rrobat e tij, sa edhe kur shikonin një video të tyre. Gjithsesi, jo të gjitha tiparet e personalitetit ishin të lehta për t’u dalluar. Studiuesit zbuluan se njerëzit ishin të aftënë identifikimin e këtyre 3 tipareve kryesore të personalitetit: neuroticizmin, ekstraversionin dhe dominimin.

  1. Njerëzitmëaltruistë kanë një jetë seksuale më aktive

Njerëzit që i ndihmojnë shpesh të tjerët bëjnë më shumë seks. Sa më shumë altruistë të jenë njerëzit, aq më shumë partnerë seksualë kanë, dhe aq më shpesh kanë marrëdhënie seksuale. Pra a mund të jetë të qenit i sjellshëm me njerëzit e tjerë afrodiziaku i fundit? Profesor StivenArnoki, autori i parë i studimit, thotë: “Duket se altruizmi evoluoi në specien tonë, pjesërisht, sepse ai shërben si një sinjal i cilësive të tjera të dëshirueshme themelore, që i ndihmon individët të riprodhohen”.

  1. Optimistët raportojnënjë cilësi më të lartë të jetës

Optimistët raportojnë nivele më të larta të funksionimit mendor dhe fizik sesa pesimistët, zbulon një studim i Dr.Toshihiko Maruta. “Mirëqenia nuk është vetëm fizike, por edhe mendore. Mënyra se si e perceptoni atë që ndodh rreth jush, dhe si e interpretoni mund të ketë një ndikim në jetëgjatësinë tuaj, dhe mund të ndikojë në cilësinë e viteve tuaja të mëvonshme”, thekson ai. Studiuesit nën drejtimin e tij studiuan 447 njerëz, të cilët u ndoqën për 30 vjet. Gjatë asaj kohe u vlerësua personaliteti i tyre, së bashku me funksionimin e tyre fizik dhe mendor. Rezultoi se pesimistët kishin mesatarisht një cilësi më të ulët të jetës.

  1. Njerëzit e lexojnë personalitetin teklëvizjettuaja

Mënyra se si njerëzit lëvizin, mund të sigurojë një pasqyrë unike të personalitetit të tyre. Njerëzit që lëvizin në mënyra të ngjashme, shfaqin sjellje kolektive më të mirë. Studiuesit mendojnë se kjo do të thotë se njerëzit që lëvizin në të njëjtën mënyrë, do të jenë në gjendje  të ndërveprojnë gjithashtu në një mënyrë më efektive. Ky studim interesant sugjeron se çdo person ka një ‘firmë motorike individuale” që përcakton mënyrën se si lëvizin.

  1. Të qenit i dashuruar e reduktonneurotizmin

Të biesh në dashuri ndihmon në stabilizimin e personalitetit të njerëzve neurotikë.

Dashuria i ndihmon njerëzit pesimistë, që t’i qasen jetës me më shumë besim dhe t’i shohin ngjarjet në një dritë më pozitive. Neuroticizmi shpjegohet kështu nga dr.Kristina Fin, autorja e parë e studimit: “Njerëzit neurotikë janë shumë të shqetësuar, të pasigurt dhe mërziten lehtë. Ata kanë një prirje më të madhe drejt depresionit, tregojnë shpesh një vetëbesim të ulët, dhe priren të jenë përgjithësisht të pakënaqur me jetën e tyre.  Megjithatë, ne mundëm të tregonim se ata bëhen më të qëndrueshëm në një marrëdhënie dashurie, dhe personaliteti i tyre stabilizohet”.

  1. Ndjenja e superioritetit çon në zhgënjim

Disa njerëz besojnë se janë më të mirë se të tjerët, ndaj meritojnë më shumë se ata. Mjerisht ata hyjnë në një spirale sjelljesh që janë shumë toksike. Nga zemërimi ata priren të sulmojnë të tjerët, duke i fajësuar ata. Njëkohësish ata vazhdojnë t’i thonë vetes se janë të veçantë.

  1. Njerëzit bëhen më të sjellshëm ndërsa rriten

Ky fakt mund të jetë një surprizë për ata që besojnë se njerëzit nuk ndryshojnë kurrë. Në fakt ndryshojnë, qoftë edhe pak. Tre ndryshimet kryesore të personalitetit që ndodhin me kalimin e moshës janë: njerëzit bëhen më të ndërgjegjshëm, më të këndshëm, dhe më pak neurotikë (kanë më shumë humor).

  1. Frika nga e panjohura lidhet me çrregullimet e ankthit

Frika nga e panjohura, është tipari i personalitetit që qëndron në themel të shumë çrregullimeve të ankthit. Ankthi social, çrregullimi i panikut dhe fobitë specifike kanë në thelbin e tyre frikën nga e panjohura. Dikush që është i ndjeshëm ndaj pasigurisë, mund të kalojë shumë kohë duke u shqetësuar se çfarë do t’i ndodhë. Për shembull, njerëzit me çrregullim paniku shqetësohen vazhdimisht se do t’i zërë paniku.

  1. Njerëzitikuptojnë me një shikim personalitetet tona

Një studim ka zbuluar se burrat që kanë hundë të madhe, nofulla katrore dhe sy të vegjël, po i thonë botës se preferojnë marrëdhëniet afatshkurtra. Ndërsa gratë me buzë më të mëdha dhe sy të gjerë, po dërgojnë të njëjtin sinjal, atë të një lidhjeje afatshkurtër.

  1. Narcizistëti pëlqejnë ushqimet e hidhura

Të kesh preferencë për shijet e hidhura lidhet me psikopatinë, narcisizmin dhe sadizmin. Ky fakt i personalitetit sugjeron se ata që konsumojnë shpesh ujë tonik apo kafen pa sheqer, mund të tregojë disa prirje psikopatike në personalitetin e tij. Ndërkohë, studiuesit zbuluan njerëzit që nuk i pëlqejnë shijet e hidhura priren të jenë tipa më të këndshëm.

  1. Optimistët jetojnë më gjatë

Të qenit pozitiv lidhet me të jetuarit më gjatë. Shumë studime kanë treguar se njerëzit jetonin më gjatë nëse ishin më shumë optimist për të ardhmen, më pranë njerëzve të tjerë, më vendimtarë dhe ndiheshin më të dobishëm dhe të relaksuar.

 

Fraksion.com