AktualitetPolitikëTë fundit

“Vazhdojmë edhe sot…”, Rama: Analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin

Kryeministri Rama mblodhi ditën e djeshme ministrat tek “Vila 30” për të bërë një analizë të punës së qeverisë dhe objektivat për këtë vit të ri.

Kreu i qeverisë Edi Rama, bën me dije se vijon diskutimin maratonë me ministrat për performancën 12 mujore të vitit të shkuar. Kryeministri shtoi se analiza e 2022 i bën më optimistë për vitin 2023 që të reflektojnë mbi cdo sektor.

“Vazhdojmë edhe sot diskutimin maratonë të fillimvitit, ku analiza e detajuar e 12 muajve të shkuar na bën shumë optimistë për 2023-shin, po na jep edhe mundësinë e një reflektimi shumë të dobishëm mbi çdo sektor”, shkruan Rama.

Postimi i kryeministrit sot:

 

Fraksion.com