“Thonë ka vdekur bujqësia”, Rama: Në 2022-shin u realizua objektivi ambicioz për gjysmë miliardë USD eksporte bujqësore
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se “në vitin 2022 është shënuar jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysmë miliardë dollarë”.
“Dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e medieve thonë ka vdekur bujqësia”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Prej ditës së djeshme, kryeministri po zhvillon një diskutim maratonë me ministrat e kabinetit qeveritar, ku po diskutohet edhe mbi projektet konkrete për vitin 2023.
Fraksion.com