“Luftë për pushtet është”: Zbulohet biseda misterioze 11 minuta Rama-Berisha-Hajdari më 4 janar 1991
Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, është publikuar një regjistrim i veçantë i bërë nga Ramadan Karanxha, që i përket dhjetorit të vitit 1990. Në këtë regjistrim dëgjohet një dialog mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Azem Hajdarit.
Të tre së bashku më piktorin Sali Shijaku janë gjendur në rrethana ende të paqarta në studion e një tjetër piktori të njohur të kohës, Ramadan Karanxha. Ky i fundit ka pasur asokohe një magnetofon me të cilin ka regjistruar dialogun që është zhvilluar në studion e tij.
Biseda Berisha-Azem Hajdari- Edi Rama
Sali Berisha: Skandal …Shiko ne po përpiqemi me qef, të moderuar që të mos kemi përgjegjësi për këtë .. po të jetë për përgjegjësinë le ta mbajnë këta..
Edi Rama: Ta mbajë le ta mbajnë, një gjë po ju them kjo që po bëhet nuk bëhet për frikë, po bëhet për tolerancë, nuk po bëhet për frikë, nëse këta tolerancën e marrin për frikë, bjeruni.
Berisha: Ouu. Bravo … Shumë të drejte ke.
Azem Hajdari: Në rast se gazeta nesër në ora 8 nuk del, e gjithë Tirana e di , do dalim rrimë aty…
Edi Rama: Pse merr elementin më asocial …pse thua se prek njeri Enver Hoxhën, pse ka frike e, unë se bej se jam tolerant karshi njerëzve, nuk dua të plasi, jam tolerant karshi teje, se dua të të shpëtoj ty. (: i referohen Ramiz Alisë)
Berisha: Jo se s’ka ai ( serish i referohen Ramizit ) mbi shpatulla, se se dimë ne se ca ka ai mbi shpatulla, për mua më gafa më e madhe në histori ka qenë kjo, ky që në fillim ti thoshte popullit shikoni, Enver Hoxha, ka dy momentet, një moment histori ju them 1, 2 sa ka për historinë ato do i bëjnë historianët, por kulti i tij, përtokë , trashëgimia e tij njihet apo jo, ta kishte bërë me kohë do kishte qenë më mirë, por e the bukur (i referohet fjalisë së Ramës ), jo se si njohin, edhe fëmija i njeh ato, por kjo po bëhet për tolerancë
Edi Rama: Kjo po behet për diplomaci , ti ma merr për frikë
Sali Berisha: Po bëhet diplomaci për çështje kombëtare.
Edi Rama: Bile për kundrazi, e parë gjë që ai duhet t’ju dijë për nder është kjo këtë duhet t’ju di për nder, për këtë duhet t’ua japi e t’ju thotë faleminderit. Jo fare fare atje, e në fund farë të vijë edhe atje, e t’i shkojnë kështu…
Sali Berisha: Tani, nëse pengojnë gazetën….Ja tani në gazetë të bëjmë proklamatë, ftoj popullin në rruge e në miting
Azem Hajdari: Që sonte ta shpërndajmë gazetën. Nga fundi i Tiranës deri në fillim
Sali Berisha: Në rast se na pengojnë…
Edi Rama: Kur duhet të dalë gazeta?
Berisha dhe Hajdari: Nesër duhet të dalë.
Berisha: Ja sa më erdhi njeri, se dini ju, nga shtypshkronja dhe thotë që punëtoret thonë që ne se bëjmë. Kanë futur informator. Thonë qe kanë bërë 20 mijë informatore kanë shpërndarë pas ngjarjeve të ambasadave
Edi Rama: O prefesor shiko tani ( i drejtohet Berishës) ata kanë një armë që ne se kemi, ata kanë pacipërinë, ata janë të pacipë.
Sali Berisha: Shumë e vërtetë
Edi Rama: Ti do të bësh kulturë, ata janë të pacipë
Sali Berisha : Absolutisht
Edi Rama: Ai thotë shyqyr, e bën budallain, deri në fund s’ka turp
Azem Hajdari : Unë ….
Edi Rama: Po sikur ta marrim fjalimin e atij ta zbërthejmë, si qenka kjo pa lidhje, si na ndodhi kjo punë kështu?
Sali Berisha: Jo shiko këtu, e po na nxorën pengesa, do të jemi ultimatik
Azem Hajdari : Unë ….do dal te sheshi te Skendërbeu, dhe me pushkë le të na vrasin. Me ca të duan, ne kena dal me vdek, ne në çdo miting që shkoj, shkoj mos me u kthy ma. Shqipërinë ta marri kush të doje ai që jep… Por ama një gjë ta dini, ata s’na ndalojnë dot, e po luftojmë për të vendosur kulturë demokratike në Shqipëri, po luftojmë për çështjen e Shqiptarisë e jo siç thotë Enver Hoxha për 40 vjetorin e konferencës së Pezës ….”para nesh shtrohet çështja e pushtetit, do e marrim ne apo ata, e morëm ne, na lumt”. Ne jo, ne s’kena punë pushteti
Edi Rama; Jo me jo , lufte për pushtet është
Azem Hajdari: Bie fjala, jo prit, pushtet në interes të shqiptarisë…
Edi Rama: Lufte për pushtet është. Çfarë është ajo? Pushteti, s’diskutohet ajo pune! Nuk meriton ai njeri. Ta thashë që fillim, nuk meriton ai njeri, mos ja përmendni emrin me.
Sali Berisha: Kush ja përmend emrin atij, në asnjë miting, jo, vetëm në mitingun themelues, në asnjë miting tjetër si është permendur më emri
Azem Hajdari: Me degju në mitingun e Shkodrës…
Edi Rama: Del thotë aty pa pikë turpi. Thotë që janë disa njerëz që kanë programe…
Azem Hajdari: Në Shkoder i thashë une…
Edi Rama: S’ka kuptim
Berisha: Në asnjë mënyrë s’ka kuptim, e di kur kishte kuptim, do kishte po të thoshte popull, është ba ca është ba ( bërë). Këto janë gabimet e bame, si politikan me eksperience që jam, shkëputem nga funksioni që kam, a po më pranoni të kontribuoj, për të dhënë një mundësi…..
Edi Rama: Kush mor..kush me e bo
Azem Hajdari: Ai ftoi gjithë komunistat shqiptar në konferencë, dhe ia thashë në Shkodër e ka ba për udhëheqjen
Sali Berisha: Të gjithë të thotë, jemi fajtorë
Edi Rama: Një gjë tjetër, ti thu kanë bo gabim , ai s’thotë asnjëherë që ka bo një gabim, unë s’di të ketë përmend ndonjë gabim ai.
Azem Hajdari: Por prapë e ruajti në Kushtetutë…Burokratizmin nuk e lufton dot, burokratizmin e mesëm nuk e lufton dot, me brigadiera , ne luftojmë funksionarët e lartë me ato qe kanë spekullu… do ti ruajë këto gjana, nëse e lufton shume burokratizmin shoqëria shkatërrohet
Edi Rama; Unë imagjinoj vetëm një gjë , si bëhen ata kur shohin ato mitingje në televizor , vetëm këtë imagjinoj. Si bëhen ata kur shohin ato turma që ngrenë duart, këtë më thuaj.
Sali Berisha: Shiko ca bëjnë ata . Për shkak të një sëmundje, nuk dilja dot, nuk munda ,e në Kavajë mu desh me dal në miting, nga dashuria dola, mezi dola, kur dola me të vërtetë më merreshim këmbët, të them të drejtën, ca banë këta , këto kanë hap llafin në gjitha degët e brendshme se kam qenë i dehur në Kavajë dhe i janë marr këmbët.
……………………………………………………………………………………………………………………………………
Azem Hajdari: E di e vërtetë mezi dalim nga mitingu. A di si dalim nga mitingu, të them unë si dalim, duhet me zbrit poshtë e me lujt lojën e mitingut, të merr turma të hyp lart, ngre duart lart e të përcjell dy mijë metër në shpine, mua dje në Shkodër më morën e më përcollën, në Elbasan të njëjtën gjë…
Edi Rama: Këta e duan vetëm me forcë duan këta asgjë tjetër.
Sali Shijaku: …duhet të futen në parlament, 25 -30% në parlament
Azem Hajdari: Më 10 shkurt thua ti? Nuk shkojmë fare.
Sali Shijaku: Edhe 4 vjet e dominon ai, me këtë përbërje, me këtë fshatarësi se gjithë propagandën e kanë në dorë partia e punës, pra 25 deri 30% po mundët me fut.
Sali Berisha: Shikoni tani ky 10 ditësh është deçiziv, t’i futemi përveç fshatit këto 10 ditë sa të mundemi me ba.
Edi Rama: Po këtej s’do shkoni, Tepelena, Gjirokastra?
Sali Berisha: Tepelenën e kemi mirë.
Edi Rama: Po Gjirokastrën?
Azem Hajdari: O Sali po do shkojmë, na kërkon dhe baza…
Sali Berisha: Tepelenë dhe Sarandë, një herë pastaj Gjirokastër… Shiko Pogradeci është shumë i revoltuar se pse shkuam në Korçë e nuk shkuam në Pogradec. Shiko si është puna ata kërkojnë këtë atyre, se provinca është provincë gjithmonë, ato e dinë që u legalizue, por se besojnë që e legalizuam…
Sali Shijaku:…ata kanë jetu në bajga të lopës e thonë “rroftë Ramiz Alia” nuk dinë gjë ata fare.
Sali Berisha: Shkodrën e terrorrizuan ata.
Edi Rama: Nuk pyet Shkodra jo, shkodranët s’pyesin.
Sali Shijaku: …Të organizohet…merr çuna të rinj, të paguajnë të gjithë anëtarët, të mblidhni fonde, a i keni kërku, i regjistroni, a i jepni ato letrat?
Sali Berisha: Të gjitha llogaritë e kush don me ndihmu, aty.
Sali Shijaku: Këto të hidhen në fonde për agjitacion dhe propagandë
Edi Rama: O profesor (i drejtohet Berishës) po partinë e punës s’do e sulmoni direkt me emër, burokratët, burokratët, po partinë e punës direkt me emër.
Azem Hajdari: Në miting ..
Edi Rama: Në miting ee.. Direkt me emër partia e punës, edhe partia në pushtet s’ka rëndësi.
Azem Hajdari: Me emër, me emër direkt.
Sali Berisha: Edhe dje… me emër, bile thashë “siç ishte parimi i Enver Hoxhës me hangër bar” e thashë direkt me emën.
Edi Rama: Ueee…
Azem Hajdari: Po edhe dje thashë ai ka pas kult individi dhe kanë tërë jetën vetëm…
Sali Berisha: Dhe na pengojnë, çfarë të bësh vetëm me një makinë, ku të shkosh më parë, tani ne na duhen 5 makina, 10 makina minimumi, a kupto për t’u shpërnda.
Azem Hajdari: Që të shpërndahen parullat.. ca mendimi keni? Mendimi është…që është i prerë të mblidhemi të rrimë aty, meqë është dhe dëshira e popullit aty të rrimë derisa të mblidhet kuvendi popullor, mblidhemi te shpia jeme, s’ka njeri me ardh aty.
Sali Berisha: Shiko, dakord jam me ty por është presidiumi apo kuvendi e ka këtë në dorë?
Azem Hajdari: Po presidiumi e ka.
Sali Berisha: Presidiumi është një organ aq konservator e regresiv sa që se imagjinoni dot.
Azem Hajdari: Do presim aty deri kur të vijmë organizatat e partisë, ushtri aty të vijnë të jepet urdhni, të vijë përfaqësuesit…
Edi Rama: Po ta bësh në…. mund të jetë e rrezikshme, por nëse behet mitingu plot, kush do vijë të ndërhyjë po të jene 80 mijë vetë, kush do vijë? Me 80 mijë vetë këtu nuk lëvizim, kush do vijë të prishi punë. Këtu nuk lëvizim, po ta marrin vesh është frikë pastaj. Ndërhyjnë po ta marrin vesh para aty është frikë.
Azem Hajdari: Aty do jemi
Edi Rama: Pas mitingut pastaj…
Azem Hajdari: Shefi i policisë Tiranë ka deklarue që jap dorëheqjen nga partia punës, shefi policisë…
Sali Berisha: Po, po ka dhanë intervistë, po po
Edi Rama: Pash Zotin!
Fraksion.com