AktualitetBota+Të fundit

Energjia, lufta Rusi-Ukrainë, çështjet rajonale, Siria, në bisedën telefonike Erdogan-Putin

Presidenti i Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas njoftimit të Kryesisë së Komunikimeve pranë Presidencës turke, në bisedën telefonike midis Erdoğanit dhe Putinit, janë trajtuar marrëdhëniet Türkiye-Rusi duke përfshirë energjinë, lufta Rusi-Ukrainë si dhe çështjet rajonale, përfshirë Sirinë.

Erdoğan në bisedë tha se kanë përforcuar dhe vazhdojnë të përforcojnë infrastrukturën lidhur me krijimin e qendrës së gazit natyror në Türkiye, duke shtuar se lidhur me këtë, synojnë për një kohë të shkurtër të përfundojnë udhërrëfyesin dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatim.

Duke rikujtuar se negociatat lidhur me luftën Rusi-Ukrainë kanë dhënë rezultate pozitive, duke përfshirë korridorin e drithit, shkëmbimit të të burgosurve dhe iniciativave për zonë të sigurtë përreth Centralit Bërthamor Zaporizhzhia, Erdoğan theksoi se thirrjet për paqe dhe negociata duhet të mbështeten me një armëpushim të njëanshëm dhe vizion të zgjidhjes së drejtë.

Presidenti Erdoğan, duke theksuar se tashmë duhet të hidhen hapa konkrete lidhur me pastrimin e organizatës terroriste PKK/PYD/YPG nga zona kufitare e Türkiye-s, veçanërisht nga Tal Rifat dhe Munbixh, tha se për të marrë rezultate konkrete lidhur me Sirinë, regjimi duhet të jetë konstruktiv dhe duhet të zbatojë disa hapa në procesin politik.

 

Fraksion.com