AktualitetPolitikëTë fundit

Berisha mungoi në 32-vjetorin e themelimit të RD, Bylykbashi: Ishte me grip

Kryetari i PD, Sali Berisha nuk ka qenë i pranishëm në 32-vjetorin e themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike”.

Mungesën e kryedemokratit e ka sqaruar deputeti i PD Oerd Bylykbashi, i cili ka deklaruar se zoti Berisha nuk mund t9 ishte i pranishëm për shkak të një problemi shëndetësor.

“Më bie privilegji t’ju drejtohem juve sot në këtë përvjetor të 32-të të Rilindjes Demokratike, t’ju përcjell urimet më të mira nga Sali Berisha, kryetar i PD-së, i cili sot për arsye të një gripi, nuk arriti të na bashkohet sot këtu”, tha Bylykbashi.

 

Fraksion.com