Rama bën lëvizjen urgjente, mbledh kabinetin qeveritar dhe drejtuesit e PS në qarqe/ Zbardhen DETAJET
Teksa 5 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 14 majit, Kryeministri Edi Rama mësohet se ka lajmëruar mbledhje me anëtarët e kabinetit, por edhe me drejtuesit politik të qarqeve, ku do të raportojnë për punën e tyre përgjatë vitit të kaluar përpara kryeministrit.
Sipas burimeve mbledhjet do të zhvillohen dy ditë radhazi, përkatësisht në datat 4 janar me kabinetin dhe 5 janar me drejtuesit PS-së në qarqe.
Rama ka kërkuar një analizë të situatës në terren me elektoratin e qytetarët.
Fraksion.com