AktualitetTë fundit

27 vjeçarja shqiptare që vrau veten në burg i shkroi Maria de Filippit: Më ndihmo!

Vdekja e shqiptares që i dha fund jetën në burgun italian tronditi mbarë opinionin publik. Ngjarja e ndodhur në gusht të vitit 2022 u trajtua gjerësisht nga mediat italiane edhe për faktin se gjyqtari që kishte dosjen e saj kërkoi falje publike në funeralin e 27 vjeçares, e cila ishte me origjinë nga Shqipëria por rritur në Itali.

Së fundmi mediat italiane kanë sjellë në vëmendje ngjarjen e rëndë, pasi është zbuluar se e reja Donatella Hodo, kishte bërë një përpjekje për të dalë nga rruga e errët ku ishte futur për shkak të varësisë së saj nga droga. Ajo kishte kërkuar ndihmën e Maria de Filippit, duke i shkruar kësaj të fundit një letër e cila nuk  mbërriti asnjëherë në duart e moderatores së njohur italiane.

“Përshëndetje Maria, po ju shkruaj këtë letër për t’ju treguar historinë time dhe për t’ju kërkuar ndihmë. Unë quhem Donatella Hodo, sapo kam mbushur 26 vjeç, kam origjinë shqiptare por jam rritur në Itali. Tani për fat të keq e gjej veten në burgun e Montorios, përfundova këtu sepse kam pasur një fëmijëri dhe adoleshencë të vështirë me kaq shumë probleme, nuk pata forcë të reagoja dhe gjeta ngushëllim tek droga… Maria…, kam ende një jetë përpara, dua të qetësohem, të kem një të ardhme, të kthehem në kontakt me familjen time të mrekullueshme… Sot kam dëshirën, guximin dhe dua të ndryshoj, dua të filloj nga e para dhe të lë çdo gjë pas krahëve, kam nevojë për ndihmë, për të gjetur një punë…” ka shkruar Donatella, raportojnë mediat italiane.

 

Farksion.com