AktualitetTë fundit

Jeta luksoze e të dyshuarit për vrasjen e Edmond Papës, Albano Velo me armë dhe makina luksoze në mes të Tiranës

Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar si organizator dhe vrarës të biznesmenit nga Saranda, Edmond Papa, më 16 dhjetor të vitit 2022.

Ditën e sotme është bërë e ditur se Albano Velo, 30-vjeçari nga Këlcyra por me banim në Tiranë, është arrestuar më 31-dhjetor në Rinas, ndërsa kthehej nga Franca, shtet në të cilin kishte ikur katër ditë pas ekzekutimit të Papës.

Sipas informacioneve zyrtare, Velo dhe bashkëpunëtori i tij, i shpallur në kërkim, prej disa ditësh kishin ndjekur dhe vëzhguar Papën, deri ditën e vrasjes, kur ky i fundit kishte udhëtuar me nënën e tij nga Saranda drejt Tiranës, teksa më pas u vra me 9 plumba në një lokal në rrugën “Fadil Bodinaku”.

Ajo që bie në sy në fotografitë e tij në rrjete sociale nuk mungojnë as shprehjet motivuese dhe fotot me armë, tufa me para, makina të shtrenja por edhe me kanabis./bw

 

 

foto galeri

foto galeri

foto galeri

 

Fraksion.com