Life StyleTë fundit

Amos e pranon, zbulon haptazi pëlqimin që ka për këtë banore të BBV Albania!

Amos Zaharia është një banor mjaft aktiv në shtëpinë e BBV Albania. Ai ka qenë së fundmi duke biseduar me Olta Gixharin ku i ka rrëfyer dicka.

Aktori ka thënë se ka një pëlqim për Dea Mishel.

Olta: “Në momentin që ti i ke shprehur pëlqimin, është afruar më shumë apo sprapsur”.

Amos: “Unë e ndjej te shikimi sikur ka diçka. Ma kanë vënë në dukje dhe të tjerë. të ndodhin me ngut”.

Olta: “Patjetër je çun i mençur, nuk ke pse nxitohesh”.

Më herët, Amos dhe Olta u përfshinë në një debat së bashku.

Shkak u bë një bisedë që Olta ka qenë duke bërë me Luizin jashtë rulotit, ku në një moment aktorja ka nisur të qeshë. Jashtë ndodhej edhe Amosi i cili i është drejtuar Oltës duke i thënë “Pse zgërdhihesh?”

Aktorja duke u përpjekur t’ia shpjegojë se arsyeja pse po qeshte ishte ngjarja që i tregoi Luizi, Amosi i ka kthyer shpinën dhe është larguar në shenjë mosbesimi. Kjo sjellje e ka agravuar edhe më shumë Oltën.

Më herët aktorja Olta Gixhari ka qenë duke biseduar me Amos Zaharian.

Ajo ka theksuar ndër të tjera se mund të ketë edhe shoqëri në mes të rivalitetit të finales së BBV.
Madje, ajo “larg e larg” shprehu dëshirën se do të donte të shkonte në finale me Amosin.

“Ekziston një klishe që më të fortët zihen. Unë do kisha shumë qef nëse unë do isha një nga konkurrentët e fortë dhe ti gjithashtu, po flas vetëm për ne të dy, zëre se nuk ekziston asnjë, nëse do jemi ne dy nga më të fortët do doja të tregoja se edhe në një lojë me një mik mund të shkosh larg përdore, unë mund të shkoj në finale dorë për dore me ty”, tha ajo ndër të tjera.

 

Fraksion.com