AktualitetTë fundit

U kap me 58 kg drogë në makinë, Erisa Fero ishte kallëzuar edhe nga KQZ për falsifikim votash

Erisa Fero, 28-vjeçarja e arrestuar dje pasi iu gjet 58 kg drogë në makinë, është kallëzuar nga KQZ së bashku me 21 komisionerë në vitin 2021.

Fero, aktualisht punonjëse e AKSHI ka qenë anëtare e PS si pjesë e një komisioni të numërimit të votave në një KZAZ, ku rezultati i votave ishte falsifikuar dhe ku akuzoheshin për heqjen apo shtimin e votave për kandidatët e partive të ndryshme. KQZ depozitoi kallëzim penal në prokurorinë e Tiranës për 21 komisionerë.

Erisa Fero dhe 21 komisionerët u akuzuan si të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Ditën e djeshme 28-vjeçarja Erisa Fero zyrtare e AKSHI dhe një 17 vjeçar kane kryer transportimin e lëndës narkotike nga Tirana në drejtim të Pogradecit në fshatin Lin, më pas droga do kalonte drejt Maqedonisë së Veriut. Në kërkim janë edhe dy persona të tjerë të cilët prisnin lëndën narkotike për ta kaluar drejt Maqedonisë së Veriut dhe për ta futur në treg.

 

Fraksion.com