Shkoi për të pyetur për ndihmë sociale, 48-vjeçarja humb jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjës
Një grua 48-vjeçare e identifikuar si Shpresa Cani ka humbur jetën në ambientet e bashkisë së Lushnjës.
Mësohet se 60-vjeçarja ka qenë në zyrën e shërbimit social, për të kërkuar informacion lidhur me ndihmën sociale dhe ndihmën e fundvitit, por nuk është ndierë mirë.
Ajo ka rënë pa ndjenja dhe menjëherë është njoftuar ambulanca, por fatkeqësisht nuk ka mund të shpëtojë.
Dyshohet se 60-vjeçarja vuante nga Deponacitoza, sëmundje e talsemikëve si dhe kurohej për një sërë sëmundjesh të tjera.
“U referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi në datën 28.12.2022, në ambientet e bashkisë së Lushnjës, ka humbur jetën shtetasja Sh. C., 60 vjeçe, banuese në Fiershegan. Paraprakisht dyshohet se 60-vjeçarja e ka humbur jetën nga shkaqe natyrale”- njofton policia.
Fraksion.com